KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohet komandanti i Policisë në Zhur për falsifikim të dokumentit zyrtar
Siguri

Dënohet komandanti i Policisë në Zhur për falsifikim të dokumentit zyrtar

Kosova News
Kosova News 17:14 -29/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Z.S., komandant i nënstacionit policor në Zhur, për shkak se kishte kryer veprën penale falsifikim i dokumentit zyrtar. Megjithatë, dënimi ndaj tij është vetëm me kusht.

Sipas gjykatës, ai ndryshoi një fletparaqitje të kundërvajtjes.

“I akuzuari, si person zyrtar – Komandant i nëntacionit Policor në Zhur, në dokumentin zyrtar – Fletëparaqitjen për Kundërvajtje, me numër SHQ……, të datës 27 mars 2021, të lëshuar kundër kundërvajtëses, M.E., nga zyrtari policor V.F., dhe D.K., sipas së cilës fletëparaqitje ajo kishte bërë kundërvajtje dhe për të cilën kundërvajtje të njëjtës i është shqiptuar gjoba në shumë prej 200 euro, masa mbrojtëse – marrja e patentë shoferit për tre muaj dhe shqiptimi i një pike negative, ashtu që i akuzuari në këtë fletëparaqitje shënon të dhëna të rreme, në atë mënyrë që më datë 29 mars 2021, ndërhyn në fletëparaqitjen duke shënuar se kundërvajtësja ka kryer kundërvajtje, tek pjesa e gjobës ia bën gjobën 50 euro, anulon masën mbrojtëse dhe piken negative duke fshirë me lapsin kimik, fshin edhe tek vendi ku shkruan “Dokumenti i konfiskuar”, ku ka qenë i shënuar numri i patentë shoferit të kundërvajtëses, vendos nënshkrimin e tij tek “Nënshkrimi i mbikëqyrësit” dhe shënon numrin e ID-se se tij, me të cilin nënshkrim vërteton këtë dokument zyrtar që përmban të dhëna të rreme. Këso dore ka kryer veprën penale – Falsifikim i dokumentit zyrtar të Kodit Penal. Andaj gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin e gjykon me dënim me kusht ashtu që i vërteton dënimin me burg në kohëzgjatje prej 7 muajve, i cili dënim nuk do të ekzekutohet, në afat prej 1 viti, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, nëse i akuzuari nuk kryen vepër të re penale.

Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetari i trupit gjykues ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./kp/

Gjithashtu lexoni:

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

TAGGED: falsifikimi, polici
Kosova News 29/06/2022 29/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?