KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kelmendi: Brenda vitit i kemi zgjidhë mbi 44 mijë kallëzime penale
PolitikëSiguri

Kelmendi: Brenda vitit i kemi zgjidhë mbi 44 mijë kallëzime penale

Kosova News
Kosova News 15:39 -25/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Raportet kredibile ndërkombëtare tregojnë së Kosova ka shënuar rezultate të konsiderueshme në sundimin e ligjit, jo vetëm në rajon por edhe në nivel botëror. Kështu ka deklaruar ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, në hapjen e konferencës vjetore të prokurorëve të Shtetit, e organizuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe e mbështetur nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

‘’Këto suksese në kohën e fundit po i pranojnë edhe ata që në vazhdimësi kanë kritikuar dhe vazhdojnë ta kritikojnë Sistemin Prokurorial. Arrestimet e zyrtarëve publik, sekuestrimet, shkatërrimi i disa grupeve kriminale dhe shkatërrimi i disa laboratorëve për përpunimin e narkotikëve, janë vetëm disa nga sukseset për të cilat flasin përfaqësuesit e pushteteve tjera në Kosovë, dhe ky është argumenti më i mirë se edhe ata që na kritikojnë i pranojnë sukseset e punës tonë’’, ka thënë Kelmendi.

Gjithashtu, Kelmendi ka potencuar se  gjatë vitit 2022, Prokurori i Shtetit ka pranuar në punë 50,998 kallëzime penale, ndërsa ka arritur t’i zgjidhë 44,247 kallëzime penale, ose 86.76% e lëndëve të pranuara gjatë periudhës raportuese.

Po ashtu, Kelmendi i’u ka bërë thirrje të gjithëve që në të ardhmen të tregojnë përkushtim, profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi më të madhe në përmbushjen e detyrave kushtetuese dhe ligjore

Ndërsa kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, si dhe John Hanley, Këshilltar ligjor në Ambasadën Amerikane, kanë dhënë kontributin e tyre në këtë konferencë.

Ndryshe, gjatë kësaj konference janë prezantuar dhe diskutuar temat të ndryshme, si Objektivat e Prokurorit të Shtetit për vitin 2023, Prezantimi lidhur me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Aplikimi i procedurave alternative nga prokurorët e shtetit, Veprat penale kundër integritetit seksual dhe dhunës në familje, Veprat penale të korrupsionit dhe krimeve ekonomik, si dhe prezantimi i Programit Wake Forest nga përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane në Kosovë.

Po ashtu, gjatë kësaj konference janë mbajtur zgjedhjet për zgjedhjen e Kryetarit dhe zëvendëskryetarit  të Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës.

Me shumicë të votave të prokurorëve, kryetar i Shoqatës është zgjedhur prokurori i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi, ndërkaq zëvendëskryetar i kësaj shoqate është zgjedhur, prokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Ali Ajdini.

Gjithashtu lexoni:

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Kosova News 25/03/2023 25/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?