KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një ari u ble më çmim gati 30 herë më të ulët, avokatët e të dëmtuarve në rastin e tokave në Veternik paralajmërojnë kallëzim penal
Siguri

Një ari u ble më çmim gati 30 herë më të ulët, avokatët e të dëmtuarve në rastin e tokave në Veternik paralajmërojnë kallëzim penal

Kosova News
Kosova News 22:14 -24/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokatët përfaqësues të palëve të dëmtuara në rastin e 3 hektarëve në Veternik thonë se do të paraqitet kallëzim penal ndaj gjyqtares Edita Çanta, për keqpërdorim të pozitës zyrtare, pasi dyshojnë se e njëjta ka lidhje me persona zyrtarë dhe nëpunës shtetërorë në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Avokatët thonë se lënda me masë ndaluese është vonuar për gati dy muaj nga ana e Çantës, ndonëse ndërtimet në atë zonë janë duke vazhduar.

“Po ashtu pronarët aktual të këtyre parcelave, kishin fituar të drejtën e pronësisë përmes pagesave kesh, kontratave fiktive, me çmime shumëfish më të ulta, konkretisht çmimi i një ari është 35 000 euro ndërsa janë blerë në shumën prej 1 500 euro ari. Pra për afro 30 herë më çmim më të ulët” thuhet në reagimin e avokatëve Saranda Keqekolla, Florim Shefqeti dhe Bedri Abdullahu.

Ky është reagimi i plotë:

Gjyqtarja Edita Çanta nuk përfill vërejtjet e Gjykatës së Apelit në rastin e skandalit të 3 hektarëve në Veterrnik.

Lëndën e kthyer nga Gjykata e Apelit më datë 06.02.2023 Gjyqtarja Edita Çanta nuk e ka trajtuar deri më datë 24.03.2023, pra edhe pse lënda është me masë ndaluese e ka vonuar për afro 2 muaj, edhe pse ndërtimet në pronën e pretenduar që është fituar me vepër penale janë duke vazhduar.

Edhe pse nga ana e Gjykatës së Apelit ishin dhënë vërejtjet, nuk janë arsyetuar asnjë nga to, këto vërejte si në vijim:

Gjykata nuk e ka arsyetuar faktin se në këto parcela a ka pasur ndërrim të pronarëve/subjekteve si pronare.

Argumentimin që është vërtetuar se znj. Zojë Hyseni ka qenë e ëma e tani të pandehurit z. Ylber Hyseni (ndaj të cilit ka urdhërarrest) i cili z. Hyseni si derivat i këtyre veprimeve ishte shpallur trashëgimtarë.

Gjykata duhet të arsyetoj faktin se ngastrat e fituara nga z. Hyseni a kanë pësuar ndryshime të gjendjes faktike dhe cenimi i interesave pronësore të të dëmtuarëve.

Gjykata e Apelit ka vërtetuar se vendimi i Gjykatës Themelore nxjerrë nga znj. Çanta, kishte shkelur Kodin e Procedurës Penale dhe se dispozitivi ishte në kundërshtim me arsyetimin për faktin se nuk janë arsyetuar pretendimet e prokurorit të shtetit.

Ky vendim nuk mund të qëndroj në këtë formë, dhe në rivendosje gjykata duhet të eliminoj/evitoj shkeljet e theksuara si më lartë ashtu që të vlerësoj edhe njëherë çështjen sipas ligjit.

Tani gjykata Themelore në Prishtinë, përmes vendimit P.nr. 251/22 datë 23.03.2023 gjykata nuk ka arsyetuar asnjë nga pretendimet e dhëna nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe vërejtjet e dhëna nga Gjykata e Apelit që kanë qenë detyruese për znj. Çanta si gjyqtare që ka vendosur rastin.

Znj. Çanta në këtë vendim nuk ka arsyetuar në asnjë pjesë se të gjithë pronarët e tanishëm, e kanë blerë pronën nga Ylber Hyseni, pra rrjedha e kësaj prone është derivat i pronës së fituar përmes kryerjes së veprës penale siç është vërtetuar nga dy ekspertiza nga eksperti i licencuar gjyqësor që ka të bëjë me: Vendimi Broj 461/61, i datës 7.VIII.1961 godine, sipas të cilit vendim gjoja se prona 1743 i ishte marrë znj. Zojë Hysenit është i falsifikuar dhe Konkretisht, nënshkrimi i z. Milorad Filipovic- nënshkrues i vendimit Broj 461/61, i datës 7.VIII.1961 godine nuk është nënshkrimi i z. Milorad Filipovic dhe vula e përdorur është e falsifikuar.

Po ashtu pronaret aktual, të këtyre parcelave, kishin fituar të drejtën e pronësisë përmes pagesave kesh, kontratave fiktive, me çmime shumë fish me të ulta, konkretisht çmimi i një ari është 35 000 euro ndërsa janë blere në shumën prej 1 500 euro ari. Pra për afro 30 herë më çmim më të ulët.

Në këtë çështje, fillimisht Prokuroria Themelore në Prishtinë me datë të 07.11.2022 kishte  paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhrit për  Sekuestrim të përkohshëm të paluajtshmerisë, ngastrës Ngastra kadastrale 10433-0 me sipërfaqe prej 7146 m2, pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Me datë 18.11.2022, gjykata përmes znj. Edita Çanta, kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtine dhe ka lëshuar Urdhëresë për Sekuestrimin e Përkohshëm, me nr.PN.nr.251/22 me çka kishte URDHËRUAR Sekuestrimin e përkohshëm të Pronës së paluajtshme të ngastrës Ngastra kadastrale 10433-0 me sipërfaqe prej 7146 m2.

Me dt.07.12.2022, Kolegji Shqyrtues pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës kishte marr Aktvendim me çka është aprovuar kundërshtimi i mbrojtësit të palës së tretë të interesuar-subjektit juridik ”Lirimi & ACL” sh.p.k. av.Venhar Hana dhe çështja është kthyer në Rivendosje.

Gjykata Themelore më datë 19.11.2022 ka marr vendim përmes së cilit është bërë refuzimi i kërkesës së palës së dëmtuar për përjashtimin e znj.Çanta nga gjykimi i rastit, pasi palëve të dëmtuar z.Çanta ia kishte luhatur besimin se e njejta do të vendosë drejtë.

Znj. Çanta më datë 20.11.2022 ka nxjerrë vendimin me PN.nr. 251/2022 përmes së cilit është bërë refuzimi i kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, përmes së cilit ishte paraqitur plotësimi i kërkesës për lëshimin e urdhrit të përkohshëm për sekuestrim.

Kundër këtij vendimi Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe pala e dëmtuar ka paraqitur ankesë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, e që këtë ankesë Gjykata e Apelit e ka aprovuar në tërësi si të bazuar duke e kthyer çështjen në RIVENDOSJE.

Familja e dëmtuar ka njoftuar që do të paraqes kallëzim penal ndaj znj.Çanta për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe dyshimet për lidhjet e saja me persona zyrtar dhe nënpunës shtetërorë/gjyqtarë e udhëheqës në sistemin gjyqësorë në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Kosova News 24/03/2023 24/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?