Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të tentim dhunimit, që dyshohet se ka ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Istog.
Në njoftimin e Policisë thuhet se i dyshuari nuk është hasur nga njësitet policore.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. I dyshuari nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin”, thuhet në njoftim.


