Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi është arrestuar gjatë ditës së sotme.
Me urdhër të prokurorit, Ademit i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë.
Burime të KosovaNews mësojnë se kësaj radhe Ademi është arrestuar pasi dyshohet për keqpërdorime të mëdha që janë bërë në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).
Kujtojmë se deri para pak ditësh Agim Ademi ka qenë duke u përballur në gjykatë edhe me raste tjera për të cilat dyshohej.
Ademi hetohej se me një person tjetër vite më parë, më konkretisht gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar një qytetar, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të padrejtë në shumën prej 30 mijë euro, apo një veturë të tipit “BMW X5”.