KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » U akuzua se ia plotësoi përgjigjen në test kandidatit për mësues, deklarohet i pafajshëm zv/ministri i Mbrojtjes
Siguri

U akuzua se ia plotësoi përgjigjen në test kandidatit për mësues, deklarohet i pafajshëm zv/ministri i Mbrojtjes

Kosova News
Kosova News 17:58 -20/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të premten, i akuzuari Adnan Rexheplar, zëvendësministër i Mbrojtjes, është deklaruar i pafajshëm për akuzën se si kryesues i Komisionit për rekrutim të kandidatëve për mësues klasor në shkollën “Fetah Sylejmani”, në Dragash, ia ka shënuar përgjigjen në testin me shkrim kandidatit për mësues, Muhamed Misini.

Sipas aktakuzës, Redxheplar akuzohet se si kryesues i Komisionit për rekrutimin e kandidatëve në konkursin e shpallur nga Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Dragash, për pozitën mësues klasor në shkollën “Fetah Sylejmani”, ka shënuar përgjigjen e 11-të në testin me shkrim për kandidatin Muhamed Misini, për të cilën përgjigje i njëjti nga ana e Komisionit është vlerësuar me 4 pikë.

I akuzuari Rexheplar u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzën që i vihet në barrë, pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Arjana Shajkovci.

Pas kësaj, gjykatësi Artan Sejrani ka obliguar të akuzuarin Redxheplar dhe mbrojtësin e tij, avokatin Esat Gutaj, që në afat prej 30 ditësh të paraqesin kërkesën për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave.

Po ashtu, Sejrani ka obliguar prokuroren Shajkovci që pas pranimit të kërkesës për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave, për të njëjtën të deklarohet me shkrim në afat prej 15 ditësh, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 9 shkurt 2023, Adnan Rexheplar, po akuzohet se si kryesues i Komisionit për rekrutimin e kandidatëve, sipas konkursit me numër 13/33, te shpallur nga DKA në Dragash, më 15 janar 2020, për pozitën mësues klasor në SHFMU “Fetah Sylejmani”, në fshatin Xërxë, Komuna e Dragashit, më 4 shkurt 2020, në ambientet e Kuvendit Komunal ne Dragash, si person zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, dhe atë për kandidatin i cili ka aplikuar sipas konkursit të cekur, Muhamed Misini,

Aktakuza thotë që Rexheplar ka shënuar përgjigjen në testin me shkrim të kandidatit Muhamed Misini, dhe atë në pyetjen numër 11, për të cilën përgjigje i njëjti nga ana e Komisionit është vlerësuar me 4 pikë, ndërsa që dorëshkrimi në pyetjen me numër rendor 11, të këtij testi me shkrim nuk është i shkruar nga kandidati, Muhamed Misini, është vërtetuar nga raporti i ekspertimit, nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë, të datës 5 tetor 2022.

Për këto veprime, Rexheplar po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414, paragrafi 1 të Kodit Penal. 

Gjithashtu lexoni:

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Kosova News 20/03/2023 20/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?