Prokuroria Themelore e Pejës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit dhe arrestit shtëpiak ndaj zyrtarëve të kompanisë “Ambienti” në Pejë, të cilët janë arrestuar tri ditë më parë, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitave zyrtare.
Këtë e bëri të ditur prokurori i rastit Ersan Qavolli.
Ai tha për Betimi për Drejtësi se me 18 mars 2023, ka bërë kërkesën e caktimit për masën e paraburgimit për anëtarët e arrestuar të Bordit të kompanisë “Ambienti”.
Ndërsa, tha se për zyrtarët e tjerët kishte kërkuar caktimin e arrestit shtëpiak.
Të shtunën, gjithashtu ishte mbajtur seanca e paraburgimit ndaj të dyshuarve, ku gjykata kishte vazhduar masën e ndalimit edhe për 48 orë.
Por, lidhur me kërkesën e prokurorit Qavolli, Gjykata Themelore në Pejë, nuk ka vendosur ende.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë një aksioni të ndërmarrë me 16 mars të këtij viti në kompaninë “Ambienti” kishte ndaluar shtatë të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare e vepra tjera penale.Buxheti i Kosovës për vitin 2023 në vlerë prej mbi 3.2 miliardë euro është më i madhi në historinë e shtetit të Kosovës.


