Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga gazetarët në prononcimin për media nëse do të arrestohej presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në rast se ai viziton Serbinë.
Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhërarrest ndaj presidentit të Rusisë për krime lufte.
“Ju e keni të qartë që përderisa lufta po vazhdon, Putini nuk ka ku të vijë në Serbi. E unë as personat e kërkuara nga Gjykata e Hagës nuk i kam arrestuar madje as me fletëthirrje”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka folur para popullit më 19 mars, duke dhënë sqarime për takimin që ka zhvilluar në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, një ditë më parë, nën ndërmjetësim të negociatorëve evropianë.


