Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka dhënë një deklaratë të shkurtë për takimin e 18 marsit në Ohër, në të cilin Kosova dhe Serbia janë dakorduar që ta implementojnë zbatimin e marrëveshjes së arritur më 27 shkurt në Bruksel.
Në një postim në profilin e tij në Twitter, ambasadori Hovenier e ka quajtur marrëveshjen të rëndësishme, duke u shprehur se SHBA ofron mbështetje të plotë për implementimin e saj.
“Është arritur marrëveshje e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit”, thuhet në reagimin e tij.
An important agreement has been reached. The United States will provide full support for the implementation of these obligations consistent with our long-term efforts to advance security, stability, and prosperity for the people of Kosovo and of the region. https://t.co/LYOh4ARX4R
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 19, 2023
Ai ka shpërndarë edhe postimit e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi. Departamenti thotë se dyja shtetet duhet të nisin menjëherë të implementojnë Marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve.


