Ka nisur takimi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, me përfaqësuesit e BE-së kryediplomatin Josep Borrell dhe të dërguarit special, Mirosllav Lajçak.
Pas këtij takimi, Borrelli dhe Lajçaku do të takohen edhe me kryeministrin Albin Kurti, ndërkohë që nga ora 12:00 do të fillojë takimi trelateral.
Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, ka thënë se pret nga Kurti dhe Vuçiq, të tregojnë rezon shtetëror dhe të merren vesh, pasi siç tha ai, një marrëveshje do t’i bënte mirë rajonit dhe procesit të integrimit.


