KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Escobar: S’jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i aneksit të zbatimit të marrëveshjes për normalizim
Politikë

Escobar: S’jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i aneksit të zbatimit të marrëveshjes për normalizim

Kosova News
Kosova News 11:33 -18/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se janë të fokusuar në finalizim të marrëveshjes Kosovës – Serbi e jo në nënshkrime.

Çka përmban propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi?

Escobar është në Ohër oku po merr pjesë në cilësinë e vëzhguesit në takimin e nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

“Pritja jonë më e madhe sot është për finalizimin e aneksit të zbatimit të Marrëveshjes për normalizim çtë marrëdhënieve]. Kjo Marrëveshje për normalizim krijon marrëdhënie paqësore, miqësore dhe të parashikueshme mes Serbisë dhe Kosovës. Por, po ashtu, ua hap dyert të dyja vendeve për të ecur më shpejt drejt strukturave euro-atlantike. Prandaj, nga perspektiva jonë, kjo është vërtet historike. Kjo është, vërtet, një mundësi për t’i lënë shumë mbrapa ngjarjet e viteve ’90, jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën, por për rajonin në tërësi”, ka thënë Escobar në intervistë për “Radio Evropën e Lirë”.

Escobar është takuar me Kurtin më herët sot, ndërsa pritet të takohet edhe me Vuçiqin.

Escobar i pyetur pse është e rëndësishme të arrihet marrëveshja Kosovë – Serbi në mars, ka thënë se ka disa arsye.

“E para, ne duhet ta pranojmë që jemi duke funksionuar nën hijen e një prej rreziqeve më të mëdha për sigurinë e kontinentit evropian që prej Luftës së Dytë Botërore. Prandaj, në mënyrë që Evropa të jetë e gatshme të përballet me sfidat e sigurisë, duhet t’i zgjidhë të gjitha sfidat e sigurisë që ekzistojnë brenda kontinentit evropian. Dhe, kjo është ndër të fundit. Neve na duhet ta konsolidojmë, jo vetëm paqen, por ta konsolidojmë edhe projektin e zgjerimit të Bashkimit Evropian për gjithë kontinentin evropian. Kjo e hap derën për atë gjë. Prandaj, tani është mundësia më e mirë që e kemi për ta arritur atë gjë, përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet disa vendeve që ende nuk kanë bërë përparim të mjaftueshëm drejt integrimeve euro-atlantike”, tha Escobar.

Escobar ka thënë se Vuçiq ka nisur bisedë në Serbi se si duhet të duket marrëdhënia Kosovë – Serbi në të ardhmen.

“Dhe, duhet të them që të dyja palët janë duke e marrë seriozisht këtë përgjegjësi. Kështu që, unë shpresoj se do të arrijmë një aneks të finalizuar për një marrëveshje për normalizim sot”, ka thënë Escobar.

Ai ka shtuar se nuk duhet fokusuar në nënshkrim të ndonjë dokumenti, por në finalizim.

“Shikoni, ne nuk jemi të fokusuar në nënshkrim, por po fokusohemi në finalizim. Kjo do të thotë të kemi një pajtim që të dyja vendet të përgatiten për diskutime reale dhe një pajtim real në marrëdhënien e tyre. Kështu që, kjo është më e rëndësishme: finalizimi i aneksit”, tha Escobar.

Ai ka thënë se Propozimi evropian hapë një derë dhe se të gjitha vendet e rajonit duhet ta njohin njëra-tjetrën dhe të kenë marrëdhënie paqësore me njëra-tjetrën.

“E, megjithatë, jashtë rajonit, njerëzit besojnë se Ballkani Perëndimor është një zonë konflikti dhe tensioni etnik. Në realitet, kjo do t’i jepte fund një prej mosmarrëveshjeve të fundit të mbetura në rajon dhe do të lejonte që i gjithë rajoni të zinte vendin e tij në Evropë, si një pjesë e rritjes më të shpejtë të Evropës”, tha Escobar.

Ai ka thënë se për SHBA-në njohja e ndërsjellë Kosovë – Serbi është qëllimi përfundimtar.

“Mendoj se duhet të ndodhë për të gjitha vendet e rajonit. Kështu që, unë mendoj se nuk ka asnjë mënyrë, asnjë rrugë për në Evropë pa e njohur njëra-tjetrën të gjitha vendet e rajonit – që ta njohin njëra-tjetrën – dhe pa punuar mirë së bashku me njëra-tjetrën”, ka thënë Escobar.

Gjithashtu lexoni:

LVV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij

Haxhiu mbledh nesër liderët e partive politike

Punonjësit e “Ibër-Lepencit”, me asistencën e policisë, rrethojnë motelin “Jezero”, në zonën e Ujmanit

Kufizime për kamionët në autoudhë për shkak të temperaturave të larta

Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut

Kosova News 18/03/2023 18/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Rrafshohet Hoteli “Jezero”
11:37 -30/07/2026
Nisin sot gërmimet te varreza e dyshuar në Kalludër të Zubin-Potokut
11:18 -30/07/2026
LVV-ja dorëzon kallëzim penal ndaj Përparim Ramës dhe zyrtarëve të kabinetit të tij
11:16 -30/07/2026
Haxhiu mbledh nesër liderët e partive politike
10:33 -30/07/2026
Punonjësit e “Ibër-Lepencit”, me asistencën e policisë, rrethojnë motelin “Jezero”, në zonën e Ujmanit
10:30 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?