KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rumania përkrah dialogun Kosovë-Serbi, por nuk ndryshon qëndrim për njohje
Politikë

Rumania përkrah dialogun Kosovë-Serbi, por nuk ndryshon qëndrim për njohje

Kosova News
Kosova News 17:14 -17/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Rumania nuk ndryshon qëndrim për sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Ndonëse përkrah dialogun Kosovë-Serbi, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë në një përgjigje për Radio Kosovën ata kanë thënë se qëndrimi i Rumanisë mbetet i njëjtë.

“Rumania mbështet plotësisht Dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, për  normalizimi e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë e që mund të sjellë paqe të qëndrueshme dhe stabilitetin në rajon.  Ne mirëpresim gatishmërinë për kompromis, të demonstruar nga udhëheqësit e të dyja vendeve,  Beogradit dhe Prishtinës, gjatë takimit të tyre në Bruksel, më 27 shkurt. Ne shpresojmë se negociatat e mëtejme për aneksin e Marrëveshjes së shpejti do të japin rezultate. Siç e dini mirë, Rumania nuk e ka njohur shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosova dhe qëndrimi ynë mbetet i njëjtë,” thuhet në përgjigjen përmes e-mail-t.

Nga 27 shtetet anëtare të BE-së, pesë prej tyre nuk e njohin Kosovën si shtet, ku bëjnë pjesë Spanja, Greqia, Rumania, Qipro dhe Sllovakia.

Derisa sa qeveria spanjolle  dhe ajo e Qipros kanë thënë se nuk do të ndryshojë qëndrim për njohje të Kosovës, ato megjithatë kanë thënë se  përkrahin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovakisë  ditë më parë i kanë thënë Radio Kosovës  se nga Kosova dhe Serbia presin zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara dhe një qasje konstruktive në raundet e ardhshme të negociatave.

“Rezultati i takimit të fundit të Dialogut është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Kjo mund të jetë një shtysë për negociata të mëtejme që çojnë në marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve të tyre. Nga të dyja palët presim zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të kaluara dhe një qasje konstruktive në raundet e ardhshme të negociatave”.

Ende nuk është e qartë nëse arritja e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do t’i hapte  rrugë Kosovës që të pranohet si shtet të paktën nga disa shtete të pesëshes evropiane që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, në një intervistë për Radio Kosovën pati deklaruar se sipas diskutimeve që ka pasur me përfaqësues të këtyre shteteve, ata presin që të ketë përparime në dialog me Serbinë dhe normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

Krerë të lartë shtetërorë kanë deklaruar se ka përparim në lobim për të marrë njohjen nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu lexoni:

Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Kosova News 17/03/2023 17/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Nafta lirohet për 1 cent, MINT-i publikon çmimet e reja
09:54 -30/07/2026
VV-ja mban një konferencë shtypi para Prokurorisë Speciale, në Prishtinë
09:53 -30/07/2026
Basha jep detaje për investimin në rrugën Arllat – Malishevë
09:50 -30/07/2026
Gjenden mbetje mortore në Rahovec, dyshohet se i solli uji i reshjeve të fundit
09:17 -30/07/2026
Moti sot me diell dhe i nxehtë, temperaturat deri në 36°C
08:52 -30/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?