Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Turqisë në Kosovë, Sabri Tunc Angili.
Në këtë takim u diskutua për zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve të shkëlqyeshme bilaterale në ekonomi dhe në siguri.
Ahmeti e ka uruar ambasadorin Angili për detyrën e re dhe i ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e vazhdueshëm mes të dyja vendeve.
“Gjithashtu, zëvendësministri Ahmeti, shprehi ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmeteve që kanë goditur Turqinë. Duke theksuar se Kosova i ka qëndruar pranë popullit turk në këto momente të vështira. Ambasadori Angili, është shprehur falënderues për mikpritjen në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.


