Ktashmë i dërguari i posaçëm i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovë spër të nisur takimin edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin.
Ai ka zhvilluar fillimisht një takim me presidenten Vjosa Osmani dhe pastaj me kryetarin e Kuvendit Glauk Kojufca.
Pas takimit në Presidencë, Escobar tha se pret rezultate pozitive nga takimi i së shtunës në Ohër në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, dhe presidentit serb, Aleksadar Vuçiq.
Ai shprehu edhe një herë mbështetjen për çdo mundësi dialoguese që rajonin e çon drejt integrimeve euroatlantike.



