KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Borrell flet nga Tirana: Marrëveshja Kosovë-Serbi është dakorduar, jemi të fokusuar në zbatimin e saj
Politikë

Borrell flet nga Tirana: Marrëveshja Kosovë-Serbi është dakorduar, jemi të fokusuar në zbatimin e saj

Kosova News
Kosova News 14:44 -16/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka përsëritur se marrëveshja për Planin Evropian është dakorduar mes Kosovës dhe Serbisë, dhe ka thënë se fokusi i BE-së tani është në zbatimin e saj.

Në një konferencë për media në Tiranë, Borrell ka thënë se ka pasur shumë marrëveshje në të kaluarën që janë dakorduar, por nuk janë zbatuar. E një gjë e tillë, Borrelli thotë se nuk mund të ndodhë më.

“Në takimin e 27 shkurtit, të dy [Kurti dhe Vuçiq] janë pajtuar që nuk duhet diskutime të mëtutjeshme për Planin evropian. Kjo nënkupton se e konsiderojmë që teksti i marrëveshjes është i mbyllur. Një gjë është marrëveshja, e një gjë tjetër është se kur do të zbatohet. Ka pasur marrëveshje në të kaluarën që kurrë nuk janë zbatuar. Nuk mund të ndodhë sërish e njëjta gjë. Ne aktualisht jemi duke punuar, jo në marrëveshje vetë që është dakorduar tashmë, por në zbatimin e saj. Dhe ky zbatim është një aneks”, ka thënë Borrell para gazetarëve të enjten.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së pret që kryeministrin Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq të shkojnë në Ohër të shtunën me një qasje konstruktive. Shton se nëse arrihet dakordimi për zbatimin e marrëveshjes, i gjithë Ballkani Perëndimor do të bëjë hap të madh drejt BE-së.

“Të dyja palët duhet të pajtohen për zbatim. Duhet zbatuar këtë marrëveshje. Shpresoj që të shtunën të dyja palët të vijnë me qasje konstruktive, me vullnet dhe të angazhuar. Insistoj jo në marrëveshje, por modalitetet e zbatimit e afatet kohore. Nëse kjo ndodh, Ballkani Perëndimor bën një hap të madh përpara drejt BE-së”, ka thënë Borrell.

Borrell u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të mbledhjes së Këshillit të Stabilizimit dhe Asociimit për Shqipërinë.

Takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

Kosova News 16/03/2023 16/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?