KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritje të pagave
Ekonomi

Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritje të pagave

Kosova News
Kosova News 12:13 -16/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sindikata e Re e KEK-ut, ka nisur protestën në shenjë pakënaqësie për pagat.

Protesta është duke u mbajtur në Prishtinë ku punëtorët e KEK-ut po kërkojnë pagesë më të lartë për shujtë, rrezikshmëri në punë, pagesën për punën në vikend sipas Ligjit të Punës, si dhe respektimin e vendimeve të gjykatës për këtë çështje.

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka deklaruar gjatë ditëve të fundit se protestat vijnë si pasojë e mos përgjigjes nga institucionet dhe mos pranimi në takim nga Bordi i KEK-ut.

Krahas rritjes së pagës punëtorët e KEK-ut, po kërkojnë edhe pagesën për shujtën ushqimore, rrezikshmërinë në punë, pagesën për punën në vikend sipas Ligjit të Punës, si dhe respektimin e vendimeve të gjykatës po për këtë kërkesë.

Një numër i madh i punëtorëve janë mbledhur sot në protestë ndërsa kryetari i Sindikatës së Re, Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica ka deklaruar se kërkesat e tyre janë esenciale.

Ai tha se edhe premtimet e bëra për rritje të pagesës për shujtën dhe marrëveshjen kolektive, nuk janë realizuar.

“Me qëllim që të bëjmë edhe ne një presion për ngritje të pagave dhe kjo kërkesë ka rezultuar prej prillit të vitit 2022, e asnjëherë nuk ka gjetur mbështetje, madje gjatë takimeve është thënë se nuk do të ketë ngritje të pagave. Ne e dimë që në Kosovë ka ndodhur një ngritje e pagave edhe prej buxhetit të shtetit, nuk është ndonjë ngritje shumë e madhe, por simbolike dhe sadopak e them atë inflacioni, kurse ne si kompania më e fuqishme në Kosovë, si KEK, që është shumë e domosdoshme dhe jetike, nuk kemi ngritje të pagave. Kemi rrezikshmëri në punë po nuk paguhet rrezikshmëria për punëtorë, kemi punë të rëndë po ushqimi është i lehtë sepse kemi një shujtë të ushqimit 1 euro e 74 cent, pra edhe pse kemi pas premtim nga menaxhmenti, mund të them më shumë drejtori se prej 22 shtatorit, shujta e ushqimit do të ngritet në rast se nuk hapen restaurante por kjo nuk ka ndodhur”, tha Llumnica.

Kërkesë tjetër e punëtorëve të KEK-ut, është edhe pagesa e vikendeve për punëtorët me ndërrime. Llumnica tha se menaxhmenti i KEK-ut, nuk po respekton vendimet e gjykatave të Kosovës për këtë çështje.

Gjithashtu lexoni:

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Kosova News 16/03/2023 16/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Presidenti i Iranit mbron negociatat me SHBA-në
20:54 -14/06/2026
Rama: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci pronë private
19:46 -14/06/2026
Autostrada Shkup–Bllacë drejt realizimit, punimet nisin së shpejti
19:41 -14/06/2026
Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara
18:20 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?