KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Marrëveshja e mundshme me Serbinë, Krasniqi: Nuk e mbështesim sipas versionit aktual
Politikë

Marrëveshja e mundshme me Serbinë, Krasniqi: Nuk e mbështesim sipas versionit aktual

KosovaNewss
KosovaNewss 12:05 -16/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, thotë se nuk do të votojnë marrëveshjen me Serbinë në Kuvend, në formën e tillë siç është dakorduar në bazë të planit të Bashkimit Evropian.

Megjithatë, ai është pesimist se në takimin e së shtunës në Ohër do të ketë marrëveshje, pasi thotë se dallimet janë të mëdha për planin e zbatimit të saj.

Megjithatë, lideri i PDK-së shtron nevojën që çfarëdo marrëveshje me Serbinë të përfundojë në Kuvend për ratifikim për legjitimim.

“Kjo është marrëveshje ndërkombëtare dhe duhet të sillet në Kuvend për ratifikim, përndryshe nuk do të ketë validitet legal, nuk do të jetë obligativ. Kjo është shumë e rëndësishme të thuhet dhe sqarohet. Marrëveshja si e tillë i përmbushë kriteret që kërkohen nga neni 18 i Kushtetutës dhe duhet të sillet në Kuvend për ratifikim…Në momentin që një gjë e tillë arrihet ne do t’i vazhdojmë diskutimet tona, duke përfshirë mbledhjet e Këshillit Drejtues, kryesisë së partisë, diskutimeve të hapura për të vendosur për qëndrimin final. Por, një gjë ua them kështu si është kjo marrëveshje nuk mund të ketë mbështetjen tonë”, thotë ai.

Krasniqi shprehet se pa plan të zbatimit s’do të ketë marrëveshje në Ohër më 18 mars.

“Pa pasur një dakordim sa i përket planit të zbatimit, aneksit që përfshihet në nenin 11 s’ka marrëveshje fare. Neve na mbetet të shohim a do të ketë marrëveshje, apo jo, përtej deklarimeve taktizuese që mund t’i bëjnë palët…Ne duhet të shohim tekstin final, duhet të dimë a ka marrëveshje, pasi ajo është deklarative, e marrëveshja ndodh kur nënshkruhet. Deri në atë moment ka një rrugë të gjatë dhe unë besoj se ka dallime të mëdha sa i përket planit të zbatimit”, shton Krasniqi.

Sipas tij dëmet nga marrëveshja e dakorduar në Bruksel tani po i pranojnë edhe krerët e shtetit, duke potencuar nenin shtatë si koncesion që rrezikon të krijojë një status të një autonomie politike për komunitetin serb.

“Neni shtatë është neni më problematik i krejt kësaj marrëveshjeje. Esencialisht rrezikon të krijojë një status të një autonomie politike për komunitetin serb në njërën anë, po ashtu edhe një status të ekstraterritorialitetit religjioz për Kishën Ortodokse Serbe në anën tjetër. Tashmë liderët e shtetit po e pranojnë që është koncesion, por ende s’po tregojnë çfarë koncesioni është vërtet dhe çfarë niveli e dëmton rregullin kushtetues të Kosovës”, deklaron ai.

Kjo ujdi, sipas liderit opozitar, dëshmon degradimin e procesit të dialogut që kryeministri Albin Kurti ka bërë, duke sjell marrëveshje pa njohje.

“Fatkeqësisht sot marrëveshja që është në tavolinë as nuk është finale, as gjithëpërfshirëse dhe as nuk e ka në qendër njohjen e ndërsjellë. Ne s’mund të jemi injorues ndaj këtyre fakteve, pasi ka degraduar ky proces, para së gjithash për shkak të përgjegjësisë që e ka Albin Kurti dhe për shkak të fajit të tij për t’i zbatuar ato kërkesa dhe ato qëllime shtetërore që me vite me radhë i kemi pasur të gjithë. Arroganca e tij, shpërfillja, moskoordinimi në kohën kur është dashur me partnerët ndërkombëtarë dhe shumë gabime të tjera, duke filluar prej mungesës së përvojës politike, diplomatike, negociuese dhe deri tek qasja tek të cilën e ka pasur të gabuar ka sjellë këtë rezultat”, thekson Krasniqi.

Në anën tjetër, Krasniqi potencon se në bazë të takimeve me aleatët ndërkombëtarë ka parë edhe humbje të ambicies së tyre për dialogun.

“Ka humbje të ambicies edhe nga ana e partnerëve ndërkombëtarë, sepse realisht ata sot nuk mund të ofrojnë më shumë. Është e dhimbshme që jemi në situatën që jemi me një qasje merre ose leje, kur kjo që na ofrohet të marrim është shumë herë më pak dhe më pak e rëndësishme sesa ajo që është diskutuar dhe punuar vite më radhë”, përfundon Krasniqi.

Gjithashtu lexoni:

Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

KosovaNewss 16/03/2023 16/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
69%
1 km/h
Thu
33 °C
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
35 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
22:50 -29/07/2026
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
22:28 -29/07/2026
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?