Prokuroria Themelore e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin kundër krimeve ekonomike, qysh në orët e mëngjesit kanë ndërmarr një aksion në kompaninë e pastrimit “Ambienti” në Pejë.
Siç mësohet aksioni ndërlidhet me hetime ndaj anëtarëve të bordit të kësaj kompanie të cilët dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare, paranë publike.
Aksioni është duke u zhvilluar ende, dhe pritet të ketë edhe arrestime.


