Edhe sot në Parlamentin Evropian (PE) në Strasburg, vazhdon takimi i 10-të të Komitetit të përbashkët Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në.
Sot në kuadër të takimeve janë disa tema, ku veçohen energjia, ekonomia, mirëqenia sociale etj.
Ndryshe dje kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin e 10-të të Komitetit të përbashkët Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në, i ka kërkuar Parlamentit Evropian mbështetje gjatë gjithë rrugës integruese në Bashkimin Evropian, ndërsa ka theksuar rëndësinë e mbështetjes të PE-së në trajtimin sa më të shpejtë të aplikimeve të Kosovës në organizatat evropiane.
Ai po ashtu veçoi disa nga arritjet kryesore në luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformat e ndërmarra dhe përmirësimet e shënuara gjatë gati dy viteve të qeverisjes.


