KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohet shtetasi kosovar në Zvicër, vodhi piktura të Picassos në vlerë të 50 mijë frangave, por i shiti për 150 euro
Siguri

Dënohet shtetasi kosovar në Zvicër, vodhi piktura të Picassos në vlerë të 50 mijë frangave, por i shiti për 150 euro

Kosova News
Kosova News 09:57 -15/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një 37-vjeçar më shtetësi të dyfishtë kosovare dhe serbe, është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim në Zvicër, pasi kishte vjedhur piktura të Pablo Picassos në shtëpinë e një pensionisti dhe i kishte shitur në treg për 150 euro, shkruan “St. Galler Blatt”.

37-vjeçari bashkë me një person tjetër në tetor të vitit 2020 kishin kryer vjedhjen në Ëeinfeld TG të Zvicrës.

Ata thuhet se lidhën pensionisti 80-vjeçar para se të kryeninin vjedhjen.

Raportohet se shuma totale e vjedhjes ishte 75 mijë franga. Në mesin e gjërave që vodhën ishin dy piktura të piktorit të famshëm Pablo Picasso, vlera e të cilave në treg sillet rreth 50 mijë franga zvicerane.

Shtetasi kosovar u dënua duke u bazuar në gjurmët që la. Ai ishte kapur nga Policia gjatë një vjedhje tjetër në vitin 2021.

Se ku gjenden pikturat e Picassos, shtetasi kosovar ka thënë në gjykatë se nuk e di. Ai ka treguar se i shiti me çmim të ulët në treg në Thurgau.

“Ishin false, i kam shitur në treg për 150 euro”, ka thënë kosovari në gjykatë.

Ai ka thënë se ishte një vjedhje e planifikuar. Ai duke u përgjigjur në sallën e gjyqit, po përpiqej të mbante lotët.

Tregoi se kishte humbur gjithçka duke luajtur poker. Thotë se nuk donte t’i bënte asgjë të moshuarit të cilin e grabiti. Tregon se një ditë pas grabitjes, ishte ndalur pranë shtëpisë për të parë nëse i moshuari ka mundur të lirohet.

Për këtë arsye edhe avokati i kosovarit ka kërkuar një dënim me kusht. Por, gjykata i ka parë gjërat ndryshe. Ka dënuar kosovarin me katër vjet e gjysmë burg. Pos kësaj, ai duhet të largohet nga Zvicra për dhjetë vjet. Po ashtu duhet të paguajë edhe shpenzimet e gjyqit dhe një dëmshpërblim prej 25.680 franga për gjërat e vjedhura.

Gjithashtu lexoni:

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë

Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit

Kosova News 15/03/2023 15/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Shiu zbulon cilësinë e punimeve, fusha e re sportive në Emshir të Prishtinës kthehet në “lumë”
17:28 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?