KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » MKRS ndan çmimet vjetore për letërsi
Politikë

MKRS ndan çmimet vjetore për letërsi

KosovaNewss
KosovaNewss 15:13 -14/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të martën e 14 marsit ka ndarë Çmimin Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe katër çmime të tjera në fushën e letërsisë, atë për veprën më të mirë në prozë, në poezi, në kritikë letrare si dhe për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe.

Juria, e kryesuar nga Osman Gashi dhe me anëtarët Bardh Rugova, Rrahman Paçarizi, Gëzim Aliu dhe Azem Deliu, pasi i ka lexuar librat dhe veprat konkurrente për çmimet vjetore dhe nominimet e pranuara për Çmimin për Vepër Jetësore, ka vendosur që:

Me këtë rast, çmimi kryesor, ai për Veprën Jetësore “Azem Shkreli”, iu nda shkrimtarit Zejnullah Rrahmani.

Ndërsa, çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” iu dha Veli Karahodës për romanin “Fundi i palavdishëm i Igor Bagrickit”.

- Reklamë -

Sabit B. Bajraktari për librin “NOAH” fitoi çmimin për veprën më të mirë për poezi “Ali Podrimja”, e çmimin për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistike “Ibrahim Rugova” e mori Haqif Mulliqi për veprën “Henrik Ibsen – fryma e parë e modernes”.

Çmimi i pestë, ai për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe “Pjetër Bogdani” iu dha Meliza Krasniqit për përkthimin e veprës “Arti i fiksionit” të David Lodge.

Kryetari i jurisë, Osman Gashi, i cili prezantoi raportin e jurisë dhe vendimin për çmimet letrare, tha se juria ka vendosur që mos të ndajë çmimin e paraparë për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj”.

“Çmimin e paraparë për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj” juria propozon të mos e ndajë fare.”, tha Gashi.

Gjithashtu lexoni:

Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre

Kryeministri Kurti: 50 milionë euro për skanimin e burimeve minerare

Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit

Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

KosovaNewss 14/03/2023 14/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre
11:55 -04/06/2026
Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë
11:51 -04/06/2026
Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit
11:37 -04/06/2026
Kryeministri Kurti: 50 milionë euro për skanimin e burimeve minerare
11:25 -04/06/2026
Triera Kasumi-Berisha: Bregu i Diellit, ia qet pikën
11:01 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?