KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Hajdari flet për aktivitetet e MINT: Strategjia kombëtare në fushën e turizmit, prioritet
Ekonomi

Ministrja Hajdari flet për aktivitetet e MINT: Strategjia kombëtare në fushën e turizmit, prioritet

Kosova News
Kosova News 13:55 -14/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në raportin për aktivitetin e kësaj ministrie në Komisionin për Ekonomi, foli për aktivitetin e kësaj ministrie gjatë vitit 2022 dhe për planin e punës më 2023.

Mes tjerash ajo foli për tregtinë e naftës që ka pasur rritje të kontrollit të saj, derisa përmendi licencimin e operatorëve që kanë ndikuar në zvogëlimin e informalitetit në cilësinë e naftës, që në disa raste kanë mundësuar kthimin e produktit në vendin e origjinës, për shkak të cilësisë jo të mirë.

Veç kësaj, ministrja Hajdari foli edhe për konsumatorët, në mbrojtjen e tyre, si dhe vëmendja e shtuar ndaj bizneseve të vogla e të mesme.

Ndërsa, lidhur me ndërmarrësinë dhe inovacionin, ministrja Hajdari tha se në disa raste ka pasur ndërlikim të kompetencave në sferën e agjencisë së ekzekutivit.

Si punë rezultative ministrja Hajdari përmendi marrëveshjen me vendet e EFTA-s, për mallra e shërbime në vitin 2022.

Pos kësaj, si punë e vyer ajo përmendi edhe strategjinë kombëtare në fushën e turizmit dhe të organizimit të një varg panairesh përgjatë vitit 2022.

Ministrja Hajdari potencoi edhe mbështetjen e Ministrisë ndaj prodhuesve vendorë, teksa përmendi shuma të caktuara të financuara nga Ministria që firmat vendorë kanë marrë si mbështetje në zhvillimin e tyre.

Ajo përmendi dhe pjesëmarrjen e disa bizneseve vendorë në ekspozita e panaire në vendet e jashtme, si: Gjermani, Holandë, Francë, Belgjike, etj.

Hajdari vuri në dukje se ka pasur memorandume të drejtpërdrejta mes bizneseve vendore me ato të huaja në sfera të ndryshme, që kanë nxitur rritjen e eksportit të mallrave.

Sa i përket investimeve të huaja në vendin tonë, krahasuar me vitin 2021, në vitin 2022 ka rritje rreth 6% të investimeve, fjala vjen  në sferën e tekstilit të industrisë së ushqimeve, të metaleve, në energjinë e ripërtrishme, etj.

Veç kësaj ministrja Hajdari foli për parqet e  bizneseve në Suharektë, Lipjan,  e gjetiu në Kosovë, që janë kryer me financimet e investimet e nga Ministria.

Tutje ajo vuri në dukje edhe traktatet mes Kosovës dhe BE-së gjatë periudhës së vitit 2021-2025.

Pastaj për rezervat në artikuj bazë të ushqimit, gruri sheqeri e vaji, që, sipas saj, ka rritje të dukshme.

Ndaj raportit të ministres Hajdari, kryetari i Komisionit për Ekonomi, deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, vuri në dukje disa vërejtje në aktivitetin e kësaj ministrie, sikundër janë ekspozitat e organizuar nga kjo ministri, ku sipas tij është shkelur ligji. Pastaj në shpalljen e listës preliminare, si dhe te çështja e transparencës, që sipas tij është dashur t’i nënshtrohej ligjit të prokurimit.

Ministrja më tej përmendi edhe komisionet përkatëse të kulturës në sigurimin e këtyre artefakteve. Ajo falënderoi shtetet arabe që kanë mundësuar në ruajtjen e artefakteve dhe kthimin e tyre.

Gjithashtu lexoni:

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Kosova News 14/03/2023 14/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Xhaka kritikon bashkëlojtarët: Duhet të dëgjoni çfarë thotë trajneri
18:37 -14/06/2026
KQZ-ja përmbyll vlerësimin e pakove të votimit me postë, 82,809 të aprovuara
18:20 -14/06/2026
Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv
17:55 -14/06/2026
Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”
17:52 -14/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit
15:45 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?