KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Agim Aliu nuk paraqitet në Komision, shtyhet diskutimi i gjetjeve të parregullsive nga Auditori për projektin “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”
Politikë

Agim Aliu nuk paraqitet në Komision, shtyhet diskutimi i gjetjeve të parregullsive nga Auditori për projektin “Bashkimi i qytetit të Ferizajt”

Kosova News
Kosova News 13:36 -14/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pasi kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu nuk është paraqitur në Komisionin parlamentar, deputetët për Mbikëqyrjen e Financave Publike kanë vendosur që të shtyhet shqyrtimi i raportit të auditimit të performancës “Menaxhimi i projektit, Bashkimi i qytetit të Ferizajt”.

Në vend të kryetarit të Komunës së Ferizajt i pranishëm ishte nënkryetari i komunës Lulzim Aliu.

Mos prezenca e kryetarit Aliu dhe kundërshtimet ndaj raportit të auditimit për këtë projekt të nënkryetarit, shkaktuan përplasje mes tij dhe deputetëve.

Nënkryetari komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu tha se kryetari për arsye të një angazhimi tjetër nuk ka mundur të jetë prezent dhe është shprehur i gatshëm t’i përgjigjet deputetëve.

“Jemi të gatshëm me u përgjigj në gjetjet e auditorit, pretendimet e auditorit se a ka qenë i qëllimshëm apo i pa qëllimshëm dhe pse u zgjodh vetëm ky projekt më i madhi, më funksionali, dhe në gjetjet e auditorit ka shkrime të pavërteta, ka rekomandime të paligjshme dhe se për këtë do të merret edhe prokuroria”- tha ai.

Por deputetja Yllza Hoti nga radhët e Vetëvendosjes kërkoi që shqyrtimi i raportit të shtyhet për një takim tjetër ku do të mund të raporton vetë kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

“Auditori ka gjetur shumë parregullsi për projektin që është dashur të diskutohet, inagurimi i tij ëshstë bërë pa pranim teknik, marrjen e pëlqimeve, e shumë tjera, përveç faktit që e ka konfirmu pjesëmarrjen duke ikur nga përgjegjësia, mendoj se duhet të shtyhet raportimi në një takim tjetër ku mund të jetë prezent kryetari i komunës”, tha ajo.

Për mos vazhdim të raportimit për këtë projekt ishe edhe deputetja Mirlinda Tishukaj e cila tha që përgjegjësia për këtë i takon Agim Aliut.

“Kur është pre shiriti ka dal Agim Aliu ne i kemi dhënë kohën dhe hapësirën 5.8 milionë euro që janë dhënë në atë projekt mjafton të vjen dhe të thotë që nuk ka pasur pranim teknik”, tha ajo.

Njëjtë u shpreh edhe deputeti i VV-së, Halil Thaçi.

“Po zakonisht ne e shtyjmë mbledhjen deri sa ministri dhe kryetari të jenë prezentë dhe mendoj që është e udhës ta shtyjmë. Nuk mund të vazhdojë mbledhja pa kryetarin e komunës”, tha Thaçi.

Por, deputetët e PDK-së, Hajdar Beqa e Rashit Qalaj ishin që Komisioni të pranojë raportimin e nënkryetarit dhe të vazhdojë shqyrtimi në këtë komision.

“Kryetari i komunës ka pasur një agjendë, me ligj të Kosovës në momentin që kryetari është jashtë vendit kompetencat i kalojnë nënkryetarit, unë mendoj që të bëjmë përjashtim për ta bërë këtë shqyrtim dhe ta mbyllim këtu”, tha Beqa.

Sido qoftë Komisioni votoi që kjo mbledhje të shtyhet për një takim tjetër kur kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu të jetë i pranishëm.

Gjithashtu lexoni:

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet

Përfundon numërimi në të gjitha QKN-të, procedohen 100% e vendvotimeve

Numërohen mbi 35% e votave me postë: VV e para bindshëm, LDK e dyta dhe PDK e treta

Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime

Kosova News 14/03/2023 14/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Trump: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen më Iranin, menjëherë do të hapet Ngushtica e Hormuzit
21:22 -13/06/2026
KEK anulon tenderin për furnizim me pjesë rezervë të një mekanizmi
20:33 -13/06/2026
Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha
20:22 -13/06/2026
Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!
20:08 -13/06/2026
Numërohen rreth 40 për qind e votave me postë, këto janë rezultatet
19:53 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?