KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rusia pajtohet të zgjasë marrëveshjen për drithërat vetëm për 60 ditë
Botë

Rusia pajtohet të zgjasë marrëveshjen për drithërat vetëm për 60 ditë

KosovaNewss
KosovaNewss 19:13 -13/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Moska nuk e kundërshton zgjatjen e marrëveshjes që lejon eksportin e sigurt të drithërave nga portet ukrainase në Detin e Zi, por do të pajtohet që kjo zgjatje të jetë në kohëzgjatje prej 60 ditësh, tha zëvendësministri rus për Punë të Jashtme, Sergei Vershinin.

Ky afat kohor është përgjysmë më i shkurtër sesa marrëveshja paraprake.

Vershinin i bëri këto komente pas bisedimeve të zhvilluara me zyrtarët e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë.

Nisma për drithërat në Detin e Zi, e arritur mes Rusisë dhe Ukrainës nën ndërmjetësimin e OKB-së dhe Turqisë korrikun e kaluar, synon të ndalë krizën ushqimore globale duke lejuar eksportin e drithërave ukrainase nga tri porte të Ukrainës.

Marrëveshja, që u zgjat për 120 ditë nëntorin e kaluar, duhet të shqyrtohet sërish më 18 mars.

Në një deklaratë pas bisedimeve me zyrtaren për tregti të OKB-së, Rebeca Grynspan, dhe shefin për ndihma, Martin Griffiths, Vershinin tha se pavarësisht “bisedimeve të sinqerta dhe gjithëpërfshirëse”, Rusia theksoi se kufizimet ndaj eksporteve të saj të agrikulturës vazhdojnë të jenë të vendosura.

Rusia është pajtuar se, edhe pse eksportet e agrikulturës nuk janë shënjestruar specifikisht nga Perëndimi, sanksionet e vendosura për pagesat, logjistikën dhe sektorë të tjerë kanë krijuar barriera për Moskën që të eksportojë drithërat e saj.

Rusia “nuk kundërshton një zgjatje tjetër të nismës së Detit të Zi, pas të përfundojë zgjatja e dytë më 18 mars, por vetëm për 60 ditë”, tha Vershinin.

Zyrtarët ukrainas nuk kanë dashur të komentojnë këto deklarata.

Më herët Moska kishte sinjalizuar se do të pajtohej për zgjatjen e marrëveshjes, nëse hiqen kufizimet e vendosura ndaj eksporteve të saj. Por, shumë diplomatë dhe zyrtarë të lartë, përfshirë ministrin turk të Mbrojtjes, Hulusi Akar, kanë thënë para bisedimeve se janë optimistë se do të ketë pajtim për zgjatjen e marrëveshjes.

Gjithashtu lexoni:

Rrokulliset një autobus në Gjermani, 23 të plagosur rëndë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë

Vritet zëvendëskomandanti i marinës ruse

Pentagoni: Administrata e Bidenit ka dërguar shumë armë në Ukrainë

Sulm me thikë në një qendër tregtare në Finlandë

KosovaNewss 13/03/2023 13/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?