KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rusja e akuzuar për spiunazh kërkon azil politik në Shqipëri, thotë se i rrezikohet jeta në rast ekstradimi
Rajon

Rusja e akuzuar për spiunazh kërkon azil politik në Shqipëri, thotë se i rrezikohet jeta në rast ekstradimi

Kosova News
Kosova News 17:07 -13/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Svetlana Timofeeva, rusja e arrestuar në Shqipëri dhe e akuzuar për spiunazh ka kërkuar azil politik në vendin tonë.

34-vjeçarja po mbahet në burg për sulmin ndaj ushtarëve në uzinën e Gramshit me dyshimin se do merrte informacione sekrete.

Rusja ka kërkuar azil politik, me argumentin se nëse kryhet procesi i ekstradimit i kërkuar nga Rusia asaj do t’i rrezikohet jeta.

Përmes një letre të gjatë të firmosur nga avokati Isuf Shehu, 34-vjeçarja që konsiderohet si spiune nga prokuroria e Elbasanit, shpjegon se gjatë vitit 2018 ka dalë haptazi kundër Putinit dhe për këtë shkak drejtësia ruse e kërkon për akuzën e marrjes së paligjshme të informacionit, raporton Top Channel.

“Federata Ruse ka paraqitur kërkesën për ekstradim për një vepër me karakter politik, pra kërkohem për qëllime politike”, shkruan më tej Timofeeva, në kërkesën për azil të dorëzuar drejtorisë së përgjithshme të zhvillimit për migracionin dhe azilin si dhe policisë së kufirit në Tiranë.

Duke kujtuar konventën evropiane, si argument tjetër të persekutimit, Timofeeva shton bindjet e ish-bashkëshortit, që e konsideron një përkrahës të Putinit. Bindjet politike, nënvizon 34-vjeçarja e arrestuar në Shqipëri, së bashku me Mikhail Zorin dhe Fedir Aplatov, ishin shkaku kryesor i divorcit.

Duke e barazuar misionin e medias me atë të blogerimit, e dyshuara si spiune në Shqipëri, kujton dënimin në 6 korrik 2020 të gazetares Svetlana Prokopyeva, e cila mbas një transmetimi ku kritikoi në radio klimën represive në Rusi, u dënua nga një gjykatë ushtarake. Timofeeva parashikon se edhe ajo do t’i nënshtrohet trajtimit çnjerëzor dhe torturues, në rast se ekstradohet.

Dy rusët Svetlana Timofeeva, Mikhail Zorin dhe ukrainasi Fiodor Mihailoviç po përballen me gjykatat shqiptare për dyshimet e spiunazhit. Ata u kapën në flagrancë në uzinën ushtarake të Çekinit në Gramsh duke fotografuar. Ndërsa në sendet personale të tyre u gjetën mjaft materiale të tjera të disa pikave të rëndësishme që njihen si infrastrukturë kritike.

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 13/03/2023 13/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?