KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Modelet e ofruara për Asociacionin, Kurti: Nuk bëjmë kompromis me kushtetutshmëri, ligjshmëri, barazi e funksionimin të shtetit
Politikë

Modelet e ofruara për Asociacionin, Kurti: Nuk bëjmë kompromis me kushtetutshmëri, ligjshmëri, barazi e funksionimin të shtetit

Kosova News
Kosova News 14:17 -13/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se këshilltarët e tij dhe disa nga ministrat janë duke trajtuar 15 modelet për Asociacionin që emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ia ka ofruar atij.

Kurti tha se nga këto modele të trajtimit të pakicave kombëtare në Bashkimin Evropian, do të shohin të marrin elemente që edhe pakicat në Kosovë të jenë në nivelin e duhur. Por nënvizoi se nuk do të bëjë kompromis me kushtetutshmërinë, ligjshmërinë dhe funksionimin e shtetit.

“Modelet të cilat janë prezantuar nga emisari evropian Lajçak janë solucione të ndryshme të pakicave kombëtare në vendet e Bashkimit Evropian, janë pesëmbëdhjetë sosh gjithsej të cilat janë të mirënjohura. Unë s’po përmendi të mos i rrezikoj apo harroj një pjesë, por në vendet e BE-së dihet se përveç popullsisë shumicë ka edhe pakica. Janë përmendur 15 raste të tilla, disa janë më rishtazi, disa më të hershme edhe para se të ekzistojë Bashkimi Evropian. Unë besoj se ato janë modele nga të cilat ne mund të marrim elemente në mënyrë që jo vetëm të drejtat e njeriut, por edhe të pakicave kombëtare të jenë në nivelin e duhur në vendin tonë… Ato po trajtohen nga këshilltarët e mi, nga disa prej ministrave në mënyrë që të shohim se çka është më e favorshme. Natyrisht, kushtetutshmëria, ligjshmëria, barazia, funksionimi i shtetit janë diçka që ne nuk bëjmë asnjëherë kompromis”, tha ai.

Kurti tha se para takimit të së shtunës me presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut, do të dihet agjenda dhe pikat përmbajtjesore që do të diskutohen.

“Para të shtunës ne do ta dimë agjendën dhe pikat përmbajtjesore se çka do të diskutohet atje. Në kuadër të diskutimit të planit të zbatimit për marrëveshjen tashmë të dakorduar sipas propozimit evropian, pa u ndryshuar asgjë”, tha ai.

Këto komente Kurti i bëri pas vendosjes së një gurthemeli të një shkolle në Kamenicë. Aty, kryeministri u pyet edhe për postimin e djeshëm për ish-kryeministrin serb, Zoran Gjingjiq, ku tha se nuk është hera e parë që e bën një gjë të tillë.

“Besoj se dita e djeshme (e diele) është e rëndësishme të shënohet që u mbushën 20 vite nga vrasja kriminale e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, i cili nuk ishte dashamirës i Kosovës, por ishte ndër të paktët liderë atje që nuk bashkëpunoi me Millosheviqin. Ai u vra nga eksponentë të krimit të organizuar që kanë kryer krime të luftës edhe në Kosovë. Tash natyrisht do të kritikohem, mirëpo bindja ime e fuqishme është se në këtë përvjetor jubilar të kësaj vrasje politike dhe atentati ndaj një gjysmë demokracie që po lind në Serbi është dashur të shënohet. Nuk është hera e parë që e bëj këtë, nëse shikoni postimet e mia edhe në vitet e mëhershme 12 marsin e kam shënuar si ditë kur Serbia tradicionale shoviniste bëri goditje vrastare ndaj cilido politikan serbë që merr orientim kah perëndimi. Besoj se nëse nuk mund të themi se ka pasur një politikan të shkëlqyeshëm për shqiptarët në veri, kjo nuk do të thotë se të gjithë politikanët serbë janë identikë”, tha Kurti.

Sa i përket vendosjes së një fotografie të tij që apostrofon me një luan në zyrën e kryetarit të Kamenicës, Kadri Rrahimaj, ai tha se nuk e ka pa një gjë të tillë.

“Unë nuk pash asnjë pikturë me luan në ndërtesën e Komunës dhe në sallën ku mbajtëm një takim paraprak me kryetarin Kadri Rrahimaj”, tha ai

Gjithashtu lexoni:

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Kosova News 13/03/2023 13/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv
17:55 -14/06/2026
Vdes gruaja e lënduar rëndë në aksidentin në Autostradën “Ibrahim Rugova”
17:52 -14/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit
15:45 -14/06/2026
Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta
15:44 -14/06/2026
Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë
15:14 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?