KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Më shtrenjtë prodhimet “Made in Kosova” se ato të huajat
Ekonomi

Më shtrenjtë prodhimet “Made in Kosova” se ato të huajat

KosovaNewss
KosovaNewss 11:41 -13/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prodhimet e bëra në Kosovë, që njihen edhe si “Made in Kosova”, shpesh kanë çmim të njëjtë me produktet e ngjashme të importuara, apo, në disa raste, janë edhe më të shtrenjta.

Ekipi i REL vizitoi këtë javë disa dyqane ushqimore në Prishtinë, ku hasi në sheqer më të shtrenjtë se sheqeri i importuar, në salcë më të shtrenjtë apo në peceta më të shtrenjta.

“Nuk e di pse… por mendoj se produktet vendore do të duhej të ishin më të lira”, thotë Ndue Kalaj, një banor në Prishtinë.

Vebi Mjeku, bashkëqytetar i tij, thotë se blen pak produkte vendore – vetëm nëse janë më të lira.

- Reklamë -

“E shikoj edhe cilësinë, por më shumë çmimin”, thotë ai.
Përfaqësues të bizneseve dhe të kompanive prodhuese në Kosovë thonë se çmimet ndikohen nga politikat fiskale, sipas tyre, aspak të favorshme.

“Referuar shteteve përkatëse – Serbisë, Maqedonisë së Veriut e të tjera – ato kanë politika të avancuara fiskale dhe kompanitë e tyre kanë subvencionime të ndryshme nga shteti. Këto politika që ata i kanë, na penalizojnë, sepse ne nuk i kemi”, thotë Isa Rakovica, drejtor i shitjes në kompaninë “Liri” në Prizren, e cila merret me prodhimin e produkteve të ndryshme ushqimore.

Ai thotë se punon me një marzhë më të vogël të fitimit, për të nxjerrë në treg çmime sa më të lira.

Në Odën Ekonomike të Kosovës pohojnë ngjashëm. Kryetari Lulzim Rafuna thotë se, sipas informacioneve që ka, bizneset në Serbi, Maqedoni të Veriut dhe disa vende të tjera prej nga importon Kosova, kanë politika më të mira fiskale dhe subvencionohen nga shteti.

“Energjia elektrike për prodhuesin në Kosovë nuk është e subvencionuar, ndërsa në vende të tjera kanë lehtësira. Në disa vende, prodhuesit janë të liruar edhe nga tatimet për ambalazhe, ndërsa në Kosovë nuk janë”, thotë Rafuna për Radion Evropa e Lirë.


Shteti, sipas tij, duhet të intervenojë te politika fiskale, qoftë me zbritjen e tatimit mbi vlerën e shtuar, të tatimit doganor e të tjera.

Ai thotë se nga viti 2019 asnjë politikë fiskale nuk ka ndryshuar në favor të prodhuesve.
Sipas Rafunës, Ligji për masat anti-damping duhet të vihet po ashtu në zbatim.

Dampingu shkaktohet kur një vend eksporton në Kosovë produkte me çmime më të lira se vlera normale e tyre dhe, rrjedhimisht, dëmton industrinë e brendshme prodhuese.

Në atë rast, mekanizmi anti-damping nënkupton vendosjen e një takse që duhet ta paguajë eksportuesi.

Kosova ka miratuar Ligjin për masat anti-damping në vitin 2014. Për herë të fundit e ka zbatuar në vitin 2021 kundër disa produkteve të Serbisë.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të diskutuar në lidhje me këtë temë.

Në programin katërvjeçar të Qeverisë aktuale qëndron zotimi për orientimin e ekonomisë kah prodhimi dhe eksporti.

“Qeveria do t’i mbështesë bizneset në blerjen e makinerisë prodhuese dhe përpunuese, duke synuar digjitalizimin e procesit të përpunimit dhe rritjen e kapaciteteve përpunuese dhe prodhuese”, thuhet në planin e Qeverisë, por nuk është e qartë se deri ku ka arritur zbatimi. /REL

Gjithashtu lexoni:

Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje

Ejup Ahmeti dhe Glauk Konjufca vizitojnë biznese në Lipjan, theksojnë rëndësinë e prodhimit dhe investimeve

Më 5, 6 dhe 7 qershor mbyllen përkohësisht këto segmente të autostradave

Rriten çmimet e derivateve, publikohen tarifat për sot

Murati: Banka Zhvillimore po bëhet

KosovaNewss 13/03/2023 13/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Triera Kasumi-Berisha: Bregu i Diellit, ia qet pikën
11:01 -04/06/2026
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë
10:37 -04/06/2026
Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia
10:08 -04/06/2026
Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave
10:00 -04/06/2026
Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje
09:37 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?