KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përkujtohet 58-vjetori i ndarjes nga jeta e Fan Nolit
Lajme

Përkujtohet 58-vjetori i ndarjes nga jeta e Fan Nolit

Kosova News
Kosova News 09:06 -13/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot, përkujtohet 58-vjetori i ndarjes nga jeta e njërit prej personaliteteve më të rrallë të vendit tonë, Fan Stilian Noli, i cili me të drejtë kosniderohet si njëri ndër personalitetet më të shquara të kombit, po thuajse në të gjitha segmentet e jetës kombëtare, diplomatike, krijuese e fetare.

Ai lindi më datën 6 janar të vitit 1882 në Ibrik Tepe në Edrene Turqi me emrin Theofanes StylianosMavromatis dhe u nda nga jeta më datën 13 mars të vitit 1965 në Ford Laurderdale, Florida të SHBA.

Noli gjithmonë e konsideronte veten Shqiptar dhe shpesh përmendte me krenari prejardhjen e familjes së tij që vinte nga qyteza e Kolonjës.

Noli gjatë jetës së tij ka pasur një aktivitet intelektual të jashtëzakonshëm dhe identifikohet nga historia e vendit tonë si një poet, publicist, përkthyes, dijetar, klerik i lartë, atdhetar demokrat, burrë shteti, historian e muzikolog.

Fan Noli është një nga figurat më të ndritura të kombit tonë.

Fan Noli shkollën e mesme e përfundoi në vendin e tij të lindjes ndërsa më 1903 shkoi në Egjipt, ku punoi si mësues e gjatë kësaj kohe u njoh me patriotë të shquar të tjerë të kolonisë shqiptare të Egjiptit.

Në këtë kohë përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit “Shqipëria ç`ka qenë, ç`është e ç’do të bëhet”.

Më 1907, pas vajtjes së tij në Amerikë, krijoi shoqërinë “Besa-besë” në Boston.

Më 9 shkurt 1908, Fan Noli u dorëzua dhjak dhe në mars 1908, kryeprifti ortodoks i Nju Jorkut. Disa ditë më pas, Noli mbajti liturgji në gjuhën shqipe për herë të parë në Boston .

Në korrik 1919, Noli u zgjodh Peshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë.

Përpjekjet e Nolit për një kishë kombëtare shqiptare, u përmbushën më 1937, kur Patriarkana e Stambollit njohu zyrtarisht Kishën Ortodokse Shqiptare Autoqefale.

Nga viti 1909 deri më 1911 botoi gazetën “Dielli” dhe së bashkë me Faik Konicën themeloi më 1912” Federatën Panshqiptare Vatra të Amerikës”.

Në vitin 1912 përfundoi studimet e larta në fakultetin e filozofisë në Universitetin e Harvardit dhe vite më vonë, më 1938 mbaroi studimet e larta në Konservatorin e Muzikës së Bostonit.

Në vitin 1920 Noli u zgjodh kryetar i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, ku nëpërmjet anëtarësimit të Shqipërisë në këtë lidhje, Shqipëria mori një njohje ndërkombëtare .

Në 1921 ai botoi veprën e rëndësishme “Historia e Skënderbeut”. Në qershor 1924 , Fan Noli u bë kryeministër.

Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publicistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat Omar Khajamit, romanin Don Kishoti të Servantesit etj.

Gjithashtu lexoni:

Kurti fton Bosch Rexroth të investojë në Kosovë: “Jemi qendër digjitale e rajonit”

Aksident fatal në Sekiraçë të Podujevës: Përplasen traktor dhe veturë, humb jetën një person

Punëtorët e sigurimit në QKUK hyjnë në grevë nga e premtja – kërkojnë zgjidhje për ndërprerjen e kontratave

Hudhet poshtë ankesa e Salih Mustafës se dënimi me 15 vjet burgim ndaj tij shkel Kushtetutën

Kosovarët ankohen për gjobat që i marrin në Shqipëri

Kosova News 13/03/2023 13/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
broken clouds
14° _ 12°
71%
4 km/h
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Rama: Shqipëria është vend i vogël, por e gatshme të ndihmojë Ukrainën
19:22 -10/07/2025
Osmani: Trumpi parandaloi një përshkallëzim të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë
18:46 -10/07/2025
Shoferi në Ferizaj gjobitet 500 euro dhe i konfiskohet vetura
18:27 -10/07/2025
Kroacia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak
18:22 -10/07/2025
Presidentja Osmani: Kosova kurrë në historinë e saj nuk e ka sulmuar asnjë vend
18:18 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?