KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vrasja e trefishtë në Deçan, prokuroria: Jemi afër zbulimit të autorit
Siguri

Vrasja e trefishtë në Deçan, prokuroria: Jemi afër zbulimit të autorit

Kosova News
Kosova News 21:43 -12/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një mal me paqartësi vazhdojnë ta përcjellin një prej vrasjeve më të rënda në Kosovën e pasluftës, atë të trefishtë në Deçan e cila ndodhi në fund të vitit 2021. Prokurorja e rastit, Sahide Gashi, ka thënë se është afër finalizimit të këtij rasti dhe se të gjeturat do t’i bëjnë publike në një konferencë për media, brenda pak javësh. Nga ana tjetër, avokatët e katër të dyshuarve të cilët prej më shumë se një viti po qëndrojnë në paraburgim, thonë se Prokuroria nuk u ka dhënë asnjë informacion.

Prokuroria Themelore e Pejës pretendon se është afër zbulimit të autorit të një prej vrasjeve më të rënda në Kosovën e pasluftës.

Prokurorja Sahide Gashi i ka thënë televizionit Dukagjini përmes telefonit, se janë në fazën finale të mbledhjes së provave për këtë vrasje që ka ndodhur në Deçan në fund të vitit 2021.

“Po jemi në fazë finale. Krejt i kemi mbledhë, të gjitha provat i kemi siguruar, të gjithat provat që i kemi kërkuar i kemi siguruar dhe jemi në fazë finale. Për të gjitha çështjet, do të jeni të informuar me kohë”, ka thënë Sahide Gashi – Prokurore.

Prokuroria ka planifikuar të organizojë brenda pak javësh një konferencë, ku do të prezantohen të gjitha të gjeturat për vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe nxënësve Ledion Hamzaj e Gentiana Mustafaj.

Mes këtyre provave është edhe ekspertiza zvicerane për një predhë plumbi, e cila ishte gjetur në veturën e njërit prej të dyshuarve.

Në paraburgim, prej më shumë se një muaji po qëndrojnë Halim Mehmetaj dhe djemtë e tij, Malësor, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj.

Asnjëri nga avokatët e të pandehurve, nuk kanë pranuar të flasin para kamerës.

Megjithatë, avokati Sylë Lokaj, në një përgjigje me shkrim, ka thënë se akoma nuk ka pranuar asnjë informacion nga Prokuroria rreth rastit.

“Përkundër faktit se ka kaluar më tepër se 14 muaj nga dita kur kanë filluar hetimet, e që i mbrojturi im ndodhet në paraburgim, Prokurori i Shtetit nuk na ka dorëzuar asnjë provë, mbi të bazat e të cilave e bazon dyshimin se i mbrojturi im e ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet”, ka deklaruar Sylë Lokaj – Avokat i Kreshnik Mehmetaj.

Që nga fillimi, rasti i vrasjes së trefishtë në Deçan, ka qenë një sfidë për organet e drejtësisë.

Deri më tani, janë dëgjuar vetëm dëshmitarët e Prokurorisë dhe gjithçka rreth vazhdimësisë së këtij rasti do të zbulohet pas konferencës së paralajmëruar të Themelores së Pejës.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë

Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut

Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Bajraktari: Pezullimi i hetimeve ndaj Radoiçiqit nuk nënkupton mbylljen e rastit

Kosova News 12/03/2023 12/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit
15:45 -14/06/2026
Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta
15:44 -14/06/2026
Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë
15:14 -14/06/2026
Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut
15:11 -14/06/2026
251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës
15:07 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?