Më shume se asnjëherë më parë që nga pavarësia e Kosovës komuniteti ndërkombëtar është angazhuar për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo u duk fare qartë si një nga çështjet e diskutuara ne Shtëpinë e Bardhë, mes presidentit Joe Biden dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen
Von Der Leyen në konferencën e mbajtur për media pas takimit që ka pasur në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë se është shumë e rëndësishme që dialogu po vazhdon. Shefa e Komisionit Evropian ka thënë se sigurisht që nuk është një proces i lehtë dhe se ka shumë çështje për t’u zgjidhur.
“E kemi prekur këtë teme. Është shumë e rëndësishme që dialogu Kosovë-Serbi vazhdon. Nuk është e lehtë. Ka shumë çështje për t’u zgjidhur, por po lëviz në drejtimin e duhur dhe ka mbështetje të plotë nga të dy palët ShBA dhe BE për këtë dialog”, ka thënë Von Der Leyen.
Ndërkohë pak ditë para takimit të Ohrit, Kosovën po e viziton ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias.
Greqia është një nga 5 vendet anëtare të BE që ende s’e ka njohur Kosovën dhe që shpesh është theksuar se mund të jetë e para që do ta njohë pas nënshkrimit të marrëveshjes për planin europian.


