KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Tahiri për Propozimin evropian: Na ndan “me letra” me Serbinë, e legjitimon vula e Kuvendit
Politikë

Tahiri për Propozimin evropian: Na ndan “me letra” me Serbinë, e legjitimon vula e Kuvendit

Kosova News
Kosova News 10:38 -12/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri thotë se Kosova dhe Serbia “ndahen me letra” përmes planit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Duke shprehur mbështetjen ndaj marrëveshjes, Tahiri thekson se përmes së njëjtës fitohet edhe njohja ndërkombëtare për Kosovën.

Megjithatë, ai thekson se duhet pasur kujdes në aneksin për implementimin të këtij plani, pasi “djalli fshihet në detaje”.

Në anën tjetër, ai kërkon edhe konsensus ndërpartiak për planin e BE-së pasi, siç thotë, vula e Kuvendit e legjitimon atë.

Shefi i deputetëve të AAK-së, në një intervistë për KosovaPress, thotë se porositë e faktorit ndërkombëtar, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë marrëveshje janë shumë të qarta, andaj duhet pasur kujdes të madh se si trajtohet.

“Porositë e faktorit ndërkombëtar, në krye me ShBA-në, janë shumë të qarta për Kosovën. Është porosia e parë që Kosova dhe Serbia duhet njëherë e përgjithmonë të ndahen, njëfarë forme të ndahen me letra. Ndarja me letra mes Kosovës dhe Serbisë është marrëveshja evropiane dhe amerikane. Ndaj kësaj marrëveshje duhet të jemi shumë serioz. Padyshim se secili qytetarë i Kosovës kur flet për një ndarje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka dilema, pasi kemi të bëjmë me një armik të përbetuar tash e me shekuj. Mirëpo, nëse e shohim marrëveshjen me një vështrim kritik, ka elemente, ku thotë se neni 10 se gjitha marrëveshjet duhet të hynë në zbatim, por ne fatmirësisht për Asociacionin e kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Por për çështje të tjera kanë të bëjnë me detyrimin që ia bënë bashkësia ndërkombëtare Serbisë që me pas njohje ndërkombëtare ndaj Kosovës”, deklaron Tahiri.

Tahiri kërkon që institucionet e Kosovës mos t’i frikësohen këtij plani, pasi thotë se kur lexohet i njëjti nuk figuron në veçanti Asociacioni i komunave me shumicë serbe, por zbatimi në tërësi i gjithë marrëveshjeve të kaluara të Brukselit, ku ka marrëveshje të favorshme për Kosovën që nuk po zbatohen.

Ai thekson se në bazë të qëndrimeve që kanë marrë nga aleatët e Kosovës, integriteti territorial, sovraniteti dhe kushtetutshmëria nuk do të preken në këtë ujdi.

“Kur lexohet marrëveshja, fillimisht në 11 pikat e saj nuk figuron emri Asociacion, pra s’ka zotime për Asociacionin. Në pikën e dhjetë thuhet se do të zbatohen të gjitha marrëveshjet. Disa prej tyre janë të mira. Marrëveshjen që e ka bërë ish-presidentit Hashim Thaçi, IBM-i për pikat kufitare, aty ta ka njohur kufirin, është marrëveshje e mirë. E tash ku duhet të kemi kujdes, anglezët e përdorin një fjalë, ku thonë se ‘dreqi flenë në detaje’. Pra, detajet janë shumë të rëndësishme. Është tepër e rëndësishme që në planin e veprimit, udhërrëfyesin që do të jetë në marrëveshje, mos të marrim obligime të cilat e prekin substancën e shtetit. Çka dimë prej qëndrimeve evropiane është se integriteti territorial, sovraniteti i vendit, rregulli kushtetues dhe qeverisës nuk do të preket. Pra, nuk do të ketë nivel të tretë qeverisës”, thotë ai.

Megjithatë, Tahiri kërkon nga kryeministri Albin Kurti të ketë kujdes se si e trajton këtë marrëveshje dhe mos të dëmtojë Kosovën, pasi deklaron se i njëjti shpeshherë ka pasur qasje të gabuar.

“Zotëri Kurti dhe Qeveria e ka pasur qasjen krejt të gabuar. Albin Kurti ka bërë gabime serioze në hapa dhe tani duhet të ketë shumë kujdes që mos të dëmtojë Kosovën”, shton ai.

Në anën tjetër, Tahiri përmend nevojën për bashkërendim të të gjithë spektrit politik për dialogun.

Ai thotë se vetëm vula e Kuvendit do ta legjitimonte marrëveshjen me Serbinë.

“Ne duhet të shohim fillimisht pjesën tjetër (aneksin e zbatimit të planit). Nëse nuk preket asnjë ligj duhet të analizohet, kjo është edhe aspekt juridik, me pa cilat janë konsekuencat ku i bie Kosovës më mirë. Roli i Kuvendit është i rëndësishëm dhe vula e Kuvendit e legjitimon një marrëveshje, ligjërisht të obligueshme. Por, duhet të shohim se ku është pozicioni dhe ku përfiton Kosova më shumë”, thotë Tahiri.

Takimi i radhës i nivelit të lartë të dialogut Kosovë-Serbi do të mbahet më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pritet të diskutojnë për planin e Bashkimit Evropian për dialogun dhe udhërrëfyesin e zbatimit të tij.

Për të përgatitur këtë takim dhe për të diskutuar për zbatimin e tij, gjatë kësaj jave qëndroi në Kosovë, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Bajraktari: Pezullimi i hetimeve ndaj Radoiçiqit nuk nënkupton mbylljen e rastit

Kosova News 12/03/2023 12/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit
15:45 -14/06/2026
Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta
15:44 -14/06/2026
Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë
15:14 -14/06/2026
Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut
15:11 -14/06/2026
251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës
15:07 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?