KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pal Lekaj thotë se AAK angazhohet edhe me protesta për ta kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës
Politikë

Pal Lekaj thotë se AAK angazhohet edhe me protesta për ta kundërshtuar shtrenjtimin e rrymës

KosovaNewss
KosovaNewss 10:46 -10/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë se subjekti i tyre nuk do të lejojë që të ndodhë shtrenjtimi i energjisë elektrike.

Në një konferencë për media të premten, Lekaj ka thënë se për këtë do të angazhohen edhe me protesta nëse do të jetë e nevojshme.

Ai e ka quajtur absurde kërkesën e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për shtrenjtim të tarifave për 14 për qind.

“Ky është një shok lajm për të gjithë qytetarët e Kosovës, bizneset dhe ndërmarrjet e vendit, dhe kjo është e paarsyeshme dhe jo e pranueshme për të gjithë qytetarët. Nëse ndodh kjo rritje, qytetarin e vendos në varfëri të skajshme dhe në luftë për mbijetesë e ekzistencë. Mbi këto që thash, ne si AAK jemi kategorikish kundër kësaj rritjeje dhe nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë. Këtë do ta bëjmë me angazhimin tonë politik në Kuvend, në komisionet përkatëse dhe do të bisedojmë edhe me qytetarët që nëse e shohim të nevojshme të kemi edhe protesta, sepse qytetarët tanë kanë mbetur të vetmuar dhe kjo qeveri vetëm e ka në mendim se si ta rëndojë jetën e qytetarëve dhe jo t’ua lehtësojë”, ka thënë Lekaj.

- Reklamë -

Sipas tij është absurde që të ndodhë shtrenjtimi kur dihet që Qeveria ka ndarë subvencione për zbutjen e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, dhe KEK-u, sipas tij, ka eksportuar milionë euro energji elektrike.

“Si është e mundur që KEK-u është në gjendje stabile pasi ka eksportuar miliona euro energji, dhe nëse kjo nuk zbërthehet në të mirë të qytetarëve, cila është arsyeja e rritjes së çmimit. Qeveria Kurti vitin e kaluar subvencionoi bizneset ndërkaq konsumatorëve familjarë pavarësisht subvencionimit u rriten tarifa 100 për qind”, është shprehur ai.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë pritet që deri në fund të këtij muaji t’i caktojë tarifat e energjisë, që do të hyjnë në fuqi më 1 prill 2023. Edhe KEK-u do që të rritet çmimi i megavatit që ajo shet për KEDS-in dhe KOSTT-in.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

Costa: Kosovës i duhen institucione të forta, stabile dhe funksionale

KosovaNewss 10/03/2023 10/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?