KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria dje ndau dhjetëra miliona për rrugë, sot Tahiri kritika Qeverisë: Keni shtuar vetëm një rrugë 3 metra
Politikë

Qeveria dje ndau dhjetëra miliona për rrugë, sot Tahiri kritika Qeverisë: Keni shtuar vetëm një rrugë 3 metra

KosovaNewss
KosovaNewss 11:45 -09/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në deklarimet jashtë rendit të ditës në seancën e Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Besnik Tahiri, ka thënë se nëse Qeveria nuk reflekton sa i përket zhvillimit ekonomik dhe kryeministri e ministrat flasin vetëm rreth politikës, atëherë, ky do të jetë vit i kapitullimit ekonomik.

“Po ju jap vetëm një shembull çka ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, rruga Tetovë-Strugë-Qafëthanë dhe rruga Prilep-Manastir, është nënshkruar me kompaninë ‘Becht Elenka’ për 1. 3 miliardë euro, Qeveria e ka bërë një rrugë 3 metra në Istog, kthjelluni”, është shprehur Tahiri.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka rënë në kurthin e diskutimit politik dhe dialogut dhe në neglizhencën totale të jetës, të ekonomisë, të mirëqenies dhe të jetës sociale.

“Shumë politikë, pak ekonomi. Pak jetë e shumë politikë. Është e papranueshme që i gjithë diskursi politik dhe vendimet në Qeveri të lidhen me politikën e larta dhe asnjë veprim serioz të mos jetë në dobi të qytetarëve. Është e pakuptimtë që politika dhe temat e larta të kthehen në qëllim në vete të Qeverisë”, ka theksuar Tahiri.

Sipas tij inflacioni në gjithë botën ka rënë e në Kosovës është rritur.

“Kjo vjen si rrjedhojë e neglizhencës totale dhe injorimit të ekonomisë dhe politikave që e injorojnë shtetin në këtë aspekt … Njerëzit që janë në punë janë bërë njësoj raste sociale për shkak që nuk ka as ngritje të pagave e as një veprim a subvencionim që e forcon ekonominë”, ka theksuar Tahiri.

Ai ka folur edhe për tri lajme që ka thënë se janë dëshpëruese.

“E para ka të bëjë me paralajmërimin e rritjes se rrymës për 14 për qind. E dyta ka të bëjë me tatimit në pronë dhe e treta lidhet me sektorin publik dhe më Ligjin e pagave, 10 mijë njerëz janë gëzuar e 70 mijë të tjerë janë të dëshpëruar”, është shprehur Tahiri.

Rruga Kijevë-Dollc, ndahen 32 milionë euro

Ndërkohë që dje ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka fajësuar shpronësimet për vonesën e disa projekteve infrastrukturore në Kosovë.

Në konferencë për medie, pas mbledhjes së qeverisë të mërkurën, Aliu tha se procedurat e shpronësimit dhe cilësia e dobët e projekteve që kanë gjetur kanë qenë ndër arsyet e vonesave në përfundimin e rrugës, Prishtinë- Mitrovicë, Prishtinë- Podujevë, Prishtinë-Gjilan dhe rrugës nacionale Kijevë-Dollc.

“Mungesa e realizimit të shpronësimeve ka qenë një ndër pengesat kryesore në realizimin e këtyre projekteve që sot i kemi pasur nëpër këmbë dhe duhet t’i zgjidhim me radhë. Natyrisht përpos çështjes së shpronësimeve dhe cilësia e punimeve ka qenë një ndër shkaktarët e vonesave të shumta që kemi pasur përgjatë viteve”, tha ai.

Për këtë të fundit, Aliu tha se kanë marrë vendim në qeveri për shpronësim të pronave në këtë rrugë nacionale, derisa tha se kanë paraparë buxhet prej 32 milionë euro për të gjithë projektin Kijevë-Dollc.

Miratohet propozim-vendimi për shpronësim për ndërtimin e rrugës Kijevë-Zahaq

Po ashtu dje në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, mes të tjerash është votuar edhe për kërkesën për shpronësim të pronave të paluajtshme në rrugën Kijevë-Zahaq. Buxheti i ndarë për këtë projekt është 4 milionë euro.

Gjithashtu lexoni:

Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte kundër popullsisë civile

Kusari-Lila: Çmimi i naftës mund të ulet në ditët në vijim, por vetëm me 1-2 centë

Peci nënshkuan kontratën për mirëmbjatjen e ndriçimit publik në të gjitha rrugët e Komunës së Mitrovicës

Punimet në rrugën Kaçanik–Kërbliq–Viti drejt përfundimit

MINT-i publikon çmimoren e sotme për derivatet

KosovaNewss 09/03/2023 09/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: SHBA-ja dhe BE-ja ta dënojnë gjuhën shoviniste të Vuçiqit e Bërnabiqit
19:13 -29/07/2026
Arrestohen dy persona për kultivim të drogës
19:12 -29/07/2026
Gërvalla: Serbia t’i hapë arkivat dhe t’i dorëzojë të gjithë personat e zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë
18:14 -29/07/2026
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte kundër popullsisë civile
18:09 -29/07/2026
Hoti: Databaza e viktimave të luftës, detyrim ndaj së vërtetës e historisë
17:59 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?