KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti në premierën e filmit “Tavolina”: Me nënë Ferdonijen tregojmë historinë tonë dhe fuqinë për të ardhmen
Lajme

Kurti në premierën e filmit “Tavolina”: Me nënë Ferdonijen tregojmë historinë tonë dhe fuqinë për të ardhmen

Kosova News
Kosova News 21:19 -08/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë marrë pjesë në premierën e filmit “Tavolina” dhe ekspozitën për të pagjeturit nga fotografi Artan Korenica, në Muzeun Etnologjik të Kosovës.

Kryeministri Kurti falënderoi Qendrën Kinematografike të Kosovës që ka mundësuar realizimin e këtij filmi, që siç tha ai, aq shumë i afrohet përjetimit të vërtetë të nënës Ferdonije.

 “Ne e dimë rastin e nënës Ferdonije së cilës i janë rrëmbyer katër djemtë dhe burri, por është e pamundshme të mos tronditesh e trishtohesh, kur e sheh në film të personifikuar nënën Ferdonije nga aktorja jonë e mirënjohur dhe e shkëlqyeshme Arta Muçaj, e cila nuk ka qenë e mundur të thotë më shumë pa folur fare”, tha ai.

Nënën Ferdonije, kryeministri Kurti e përshkroi si një grua e cila është forcuar aq shumë nga dhembja sa që na jep fuqi të gjithë neve të tjerëve.

- Reklamë -

“Sot më 8 Mars në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me një grua si nëna Ferdonije ne tregojmë historinë tonë, të tashmen tonë, po në të njëjtën kohë edhe fuqinë për të ardhmen e cila e ka burimin pikërisht në gra si nëna Ferdonije”, u shpreh ai.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Edhe ekspozita edhe filmi 12 minutësh ishin shumë tronditëse dhe shumë të bukura. Ne e dimë rastin e nënës Ferdonije së cilës i janë rrëmbyer katër djemtë dhe burri, por është e pamundshme të mos tronditesh e trishtohesh kur e sheh në film të personifikuar nënën Ferdonije nga aktorja jonë e mirënjohur dhe e shkëlqyeshme Arta Muçaj, e cila nuk ka qenë e mundur të thotë më shumë pa folur fare.

Andaj, kur kësaj ja shtojmë edhe tryezën me gjashtë pjata gjithsej, ku njëra është e nënës Ferdonije dhe ne të tjerët bashkë me ministrin Çeku dhe vet Arta Muçajn zumë vendet e djemve dhe burrit të saj, aty u bë një skenë e cila është e papërsëritshme dhe unë e falënderoj shumë Qendrën Kinematografike të Kosovës që ka mundësuar realizimin e këtij filmi i cili aq shumë i afrohet përjetimit të vërtetë që është i përditshëm i nënës Ferdonije, i një gruaje e cila është forcuar aq shumë nga dhembja sa që na jep fuqi të gjithë neve të tjerëve.

Sot më 8 Mars në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me një grua si nëna Ferdonije ne tregojmë historinë tonë, të tashmen tonë, po në të njëjtën kohë edhe fuqinë për të ardhmen e cila e ka burimin pikërisht në gra si nëna Ferdonije

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

Mbyllja e Evropës: Gjithnjë e më pak hapësirë ​​për migrantë

Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak punimet

Kurti: Këto zgjedhje do t’i japin pikën e jo presjen rrugëtimit të Kosovës

Kosova News 08/03/2023 08/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?