KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përurohet objekti i rinovuar i Qendrës për mbrojtjen dhe rehabilitimin e grave dhe fëmijëve në Gjilan
Ekonomi

Përurohet objekti i rinovuar i Qendrës për mbrojtjen dhe rehabilitimin e grave dhe fëmijëve në Gjilan

Kosova News
Kosova News 16:58 -08/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë përuruar sot në Gjilan, projektin e renovimit të Qendrës për mbrojtjen dhe rehabilitimin e grave dhe fëmijëve ‘Liria’, e cila funksionon prej 23 vitesh dhe ku deri tani kanë gjetur strehim mijëra viktima të dhunës në familje.

Ministrja Haxhiu e ka përgëzuar stafin e kësaj Qendre për punën që ka bërë deri tani, duke qenë gjithmonë një derë e hapur për gratë dhe fëmijët e tyre, të cilët detyrohen të lëshojnë shtëpitë e tyre për shkak të dhunës në familje.

‘Më lejoni që përulësisht t`ju falënderoj për këtë mund të madh, për këtë punë fisnike dhe shumë të rëndësishme’, ka thënë ministrja Haxhiu duke u zotuar se do të bëjë gjithçka që të adresojë secilën sfidë me të cilën ballafaqohen strehimoret.

Haxhiu ka thënë se disa prej këtyre strehimoreve kanë qenë në prag të mbylljes për mungesë buxheti, ndërkohë që tani mbështetja për strehimoret është prioritet i qeverisë së Kosovës.

‘Është hera e parë që këtë problem e kemi eliminuar dhe kjo është një pasqyrë që qeveria jonë do të adresojë sfidat me të cilat ballafaqohen këto strehimore. Qëllimi është që strehimoret sivjet të mbështeten më me shumë buxhet se viteve të kaluara për shkak të punës së madhe që bëjnë’, ka thënë ajo.

Për më tepër, sa i përket dhunës në familje, Haxhiu tha se për shkak të mentalitetit patriarkal, shifrat e dhunës në familje ende janë të larta, alarmuese.

Ndërkaq, kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka thënë se sot, për nder të 8 marsit, kemi përuruar skulpturën monumentale ‘Heroinat e qytetit’ që nuk ka të bëjnë vetëm me luftën, por edhe me kontributin dhe vlerat që një grua i përfaqëson në përgjithësi.

‘Për mua si kryetar Komune mbetet prioritet përmbushja e obligimeve që kemi ndaj Qendrës, por edhe të kemi një bashkëpunim të afërt me qëllim që të parandalojmë sa më shumë raste të dhunës e të kemi sa më pak raste”, ka thënë kryetari Hyseni, duke shtuar se edhe investimet që përuruam sot janë bërë me qëllim që të krijohen kushte sa më të mira për punë në këtë strehimore, thuhet në komunikatën e komunës së Gjilanit.

Për punën e Qendrës së Gruas ‘Liria’ në Gjilan, ka folur drejtoresha Nazife Jonuzi, kurse Mursel Zymberi, drejtor i Qendrës për Punës Sociale, ka folur për bashkëpunimin me strehimoren ‘Liria’.

Gjithashtu lexoni:

Brazili dhe Maroku ndajnë pikët në një spektakël të vërtetë

MINT publikon çmimet e derivateve, nafta dy cent më lirë se dje

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

Thirrjet kundër Ramës në koncertin e Ylli Limanit, reagon kryeministri- Të neveritshme!

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.52€, benzina 1.39€

Kosova News 08/03/2023 08/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Gjermania dhe Holanda nisin sonte rrugëtimin e tyre në Botëror
11:17 -14/06/2026
Brazili dhe Maroku ndajnë pikët në një spektakël të vërtetë
11:07 -14/06/2026
Operacion për krime lufte në rastin “Reçaku II”, arrestohen pesë persona në Kosovë
10:45 -14/06/2026
Mbi 23% e votave të diasporës të numëruara, prin VV-ja
10:23 -14/06/2026
MINT publikon çmimet e derivateve, nafta dy cent më lirë se dje
10:13 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?