KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Ditën e Gruas kërkohet barazi gjinore, Kurti: Do të jemi bashkë për një shoqëri të drejtë e me barazi gjinore në Kosovë
Politikë

Në Ditën e Gruas kërkohet barazi gjinore, Kurti: Do të jemi bashkë për një shoqëri të drejtë e me barazi gjinore në Kosovë

Kosova News
Kosova News 14:54 -08/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë sot se gratë përballen me sfida të shumta, ndërsa nuk trajtohen njëjtë me kolegët dhe shokët e tyre, as pas vdekjes.

Në shënimin e Ditës së Gruas nga Agjencia për barazi gjinore, Kurti tha se përgjegjësia e barazisë gjinore bie mbi burrat, ndërsa aty u propozua që emrat e grave që ndërtuan historinë e vendit t’iu vendosen institucioneve dhe hapësirave publike.

Kurti tha sot se brenda dy vitesh kanë arritur të përmbushin 18 nga 36 caqet e programeve për barazi gjinore, derisa shtoi se gratë duhet të jenë të pranishme afër nxënësve e studentëve edhe si autore.

“As pas vdekjes nuk trajtohen njëjtë me kolegët dhe shokët e tyre… Sikurse në shumë fusha të barazisë, përgjegjësia e ndryshimit të situatës edhe këtu bie tek burrat. Tek e fundit, vetë problemi i pabarazisë është i krijuar nga burrat, pra ata që e kanë e krijuar duhet ta zgjidhin atë. Pa barazi gjinore nuk ka barazi shoqërore e për ta arritur këtë nevojitet së pari emancipimi i burrave për barazi gjinore. Është tejet e rëndësishme që nxënësit dhe studentët t’i kenë autoret gra edhe të pranishme, edhe pranë. Edukimi i brezave të ri, përveç edukim moral për barazi gjinore, duhet të ketë edhe edukim kulturor e estetik”, tha Kurti.

Ai tha se si qeveri do të jenë të përkushtuar dhe do të angazhohen bashkë me gratë e vajzat për një shoqëri të drejtë e përparuese.

“Jemi të bindur që brenda dy viteve të zbatimit kemi arritur 18 nga 36 të caqeve të programeve për barazi gjinore. Me përgjegjësi institucionale dhe vetëdije shtetërore, me përkushtim e veprime konkrete do të jemi bashkë në përpjekjet për një shoqëri që është e drejtë dhe përparuese”, tha ai.

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në këtë takim u tha se ky 8 Mars i dedikohet kujtimit për Nexhmije Pagarushën, Leze Qenën, Sazana Çapriqin, Burbuqe Rushitin, Violeta Rexhepagigjin, Burbuqe Berishën, Vjosa Berishën, Arzana Krajën, alije Vokshin, Edi Shukriun, Esma Mullën, Teuta Tmavën, Ardita Sylejmanin, Seniha Spahin dhe Shahindere Bërlajollin.

E përjetësimi i kujtimit të këtyre grave, sipas kryeshefes së Agjencisë për Barazi Gjinore, Edi Gusia bëhet duke u vendosur emrat e tyre institucioneve, shesheve, festivaleve dhe hapësirave publike.

“Agjencia për barazi gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, këtë shënim 8 Marsi ia dedikon grave krijuese, këngëtare, artiste, aktiviste, profesoresha universitare, gazetare që thyen barrierat në fusha dhe ndërtuan historinë e vendit tonë me fytyrë gruaje… Urojmë që ky takim të na ndihmojë të gjejmë pak kreativitet për të rishikuar historinë e vendit me fytyrë gruaje, duke i bërë këto zonja pjesë të teksteve shkollore, të cilat do të frymëzojnë gjeneratat e reja të vajzave dhe djemve si dhe të përjetësojmë kujtimin e këtyre grave duke i vendosur emrat e tyre institucioneve, shesheve, festivaleve dhe hapësirave publike”, tha ajo.

Për nder të 8 marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Kosovë po organizohen aktivitete të shumta.

Kjo ngjarje zë fill më 8 mars 1857, kur rrobalarëset e Nju ­Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Fjala e plotë e kryeministrit Albin Kurti:

Gjithashtu lexoni:

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore

Njëri nga të arrestuarit për krime lufte në rastin “Reçaku II” është punëtor i Postës së Serbisë nga Poneshi i Gjilanit

Përballë sfidës me qentë endacakë, organizatat vendore dhe holandeze sigurojnë 50 mijë euro për sterilizim

Kosova News 08/03/2023 08/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla pas arrestimeve për krime lufte: S’do të ketë kompromis ndaj autorëve të krimeve në Kosovë
15:14 -14/06/2026
Publikohen pamjet: Si u arrestuan të dyshuarit për Masakrën e Reçakut
15:11 -14/06/2026
251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës
15:07 -14/06/2026
Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral
14:47 -14/06/2026
Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren
14:16 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?