KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kushtetuesja e kthen në Supreme rastin për lejet ujore e mjedisore për hidrocentralet në Shtërpcë
Siguri

Kushtetuesja e kthen në Supreme rastin për lejet ujore e mjedisore për hidrocentralet në Shtërpcë

Kosova News
Kosova News 14:14 -08/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese ka  vendosur ta rikthejë në Supreme rastin e lejes ujore dhe mjedisore për hidrocentralet në Shtërpcë.

Sipas vendimit të Kushtetueses, aktgjykimi i Supremes, që kishte vendosur që të pezullohet dhënia e lejeve ujore e mjedisore nga Ministria e Infrastrukturës dhe Mjedisit dhe Ekonomisë e Ambientit për hidrocentralet në Shtërpcë, përfshirë atë “Brezovica”, të plotësohet edhe me mendim konkurrues.

Organizatat joqeveritare GLPS dhe GAIA kishin dërguar padi në Supreme kundër lejes ujore për Hidrocentralin Brezovica, sepse ishte e vetmja që kishte pranuar leje ujore nga Ministria e Mjedisit, edhe pse që leje ujore kishin kërkuar edhe hidrocentralet tjera në Shtërpcë, pra hidrocentralet Sharri, Shtërpca dhe Viça.

Përfundimisht, bazuar edhe në sqarimet e dhëna në Aktgjykimin e publikuar, Gjykata konstatoi se, Aktgjykimi [ARJ. nr. 116/2021] i Gjykatës Supreme i 28 tetorit 2021 është nxjerrë në kundërshtim me garancitë procedurale të përcaktuara me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për shkak të mungesës së një vendimi gjyqësor të arsyetuar dhe interpretimit dhe zbatimit arbitrar të ligjit, dhe e ktheu rastin për rishqyrtim në Gjykatën Supreme. Ky Aktgjykim do të plotësohet edhe me mendim konkurrues”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.

Organizatat joqeveritare kishin dërguar fillimisht rastin në Themelore, e cila kishte vendosur të pezullohen lejet ujore e mjedisore deri në një vendim të plotfuqishëm. Më pas vendimi u rikthye në shkallë të parë nga Gjykata e Apelit.

Themelorja sërish kishte marrë vendimin e njëjtë, ndërsa Apeli e ndryshoi vendimin e Themelores duke anuluar kërkesën e organizatave joqeveritare për pezullim të lejeve ujore.

Rasti shkoi në Supreme, e cila vendosi që të miratonte kërkesën e organizatave joqeveritare për pezullimin e lejeve ujore.

Por, Kushtetuesja ka rikthyer në Supreme çështjen.

“Gjykata, duke bërë një vlerësim gjithëpërfshirës të rrethanave të rastit konkret konstatoi se, Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme në lidhje me aktvendimet e Gjykatës Themelore dhe të Apelit, nuk i ka shqyrtuar plotësisht dhe qartë faktet vendimtare dhe kërkesat ligjore të përcaktuara në nenin 22 të Ligjit për Konfliktet Administrative, të cilat i referohen lejimit të shtyrjes së ekzekutimit të dy vendimeve të Ministrisë kompetente për mjedisin, dhe si rrjedhojë të njëjtat janë përfshirë me interpretim dhe zbatim të gabuar të ligjit, që rezultoi në konkluzione arbitrare për parashtruesin e kërkesës. Gjykata gjithashtu theksoi që tashmë praktika e saj gjyqësore në këtë kontekst është tejet e konsoliduar, dhe ka mbajtur qëndrim të njëjtë edhe në tri Aktgjykime paraprake, përkatësisht në rastet KI75/21, parashtrues: “Abrazen LLC”, “Energy Development GroupKosovaLLC”, “Alsi & Co. Kosovë LLC” dhe “Building Construction LLC”, Aktgjykim i 19 janarit 2022; KI202/21, parashtrues: “Kelkos Energy” sh.p.k, Aktgjykim i 29 shtatorit 2022; dhe KI143/22, parashtrues: Hidroenergji sh.p.k., Aktgjykim i 15 dhjetorit 2022, duke theksuar, ndër tjerash, që vendosja e masave të përkohshme, përkatësisht pezullimi i ekzekutimit të vendimeve deri në zgjidhjen meritore të rastit, duhet të jetë i arsyeshëm, proporcional dhe i bazuar në një arsyetim të detajuar të përmbushjes së kritereve të përcaktuara në këtë kontekst, në dispozitat e Ligjit për Konfliktet Administrative. Gjykata tutje theksoi se, Aktgjykimi i saj është nxjerrë vetëm përkitazi me procedurën për pezullimin e vendimeve të kontestuara për lëshimin e lejes ujore dhe asaj mjedisore nga Ministria përkatëse për Mjedis në gjykatat e rregullta, deri sa këto të fundit të vendosin lidhur me meritat e padisë. Çështja e ligjshmërisë së vendimeve të kontestuara të Ministrisë përkatëse për Mjedis është në shqyrtim para gjykatave të rregullta dhe Aktgjykimi i Gjykatës në këtë rast në asnjë mënyrë nuk paragjykon vendimmarrjen e tyre përkitazi me padinë ndaj vendimeve të kontestuara të kësaj ministrie”, thuhet nga Kushtetuesja.

Gjithashtu lexoni:

Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit

Sulmoi policët, i dyshuar dërgohet në repartin psikiatrik

Dyshime për falsifikim parash në Prishtinë, sekuestrohen mbi 200 monedha

Haxhiu: 12 qershori i vitit 1999 shënoi lindjen e Kosovës së lirë

OSBE-ja dhe Prokuroria e Prizrenit diskutojnë për luftimin e korrupsionit

Kosova News 08/03/2023 08/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Dita e 14-të, nis grumbullimi i protestuesve. Vendosen atlete para Kryeministisë në simbol të largimit të shqiptarëve
18:22 -13/06/2026
Prishtina drejt përfundimit të numërimit: Kurti kandidati më i votuar, mbeten vetëm 10 vendvotime
18:15 -13/06/2026
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Jashari
17:21 -13/06/2026
Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë
17:05 -13/06/2026
Numërimi i votave me postë ende në fazë të hershme, Cakolli jep projeksionet e mandateve
17:03 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?