KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mariupoli – një vit pas rrethimit shkatërrues rus – FOTO që tregojnë shumë
Botë

Mariupoli – një vit pas rrethimit shkatërrues rus – FOTO që tregojnë shumë

Kosova News
Kosova News 09:43 -08/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qyteti port i Mariupolit në Ukrainë mbetet gati krejtësisht i shkatërruar, një vit pas rrethimit nga forcat ruse.

1Kështu dukej një maternitet në Mariupol më 9 mars, 2022. Një sulm ajror rus e shkatërroi objektin, duke vrarë së paku katër persona. Në atë kohë, Mariupoli sapo ishte rrethuar plotësisht nga forcat ruse. Qyteti u bë skenë e disa prej shkatërrimeve më të rënda në Ukrainë, si pasojë e pushtimit rus.

Kjo fotografi e trenave të djegur, pranë plazhit kryesor të Mariupolit, u bë më 25 shkurt, 2023.
2Kjo fotografi e trenave të djegur, pranë plazhit kryesor të Mariupolit, u bë më 25 shkurt, 2023.
Pamje nga Mariupoli më 25 shkurt, 2023. Mijëra civilë u vranë gjatë rrethimit rus. Rusia pretendon se 3.000 civilë u vranë, ndërsa Kievi pretendon se ishin mbi 25.000 viktima.
3Pamje nga Mariupoli më 25 shkurt, 2023. Mijëra civilë u vranë gjatë rrethimit rus. Rusia pretendon se 3.000 civilë u vranë, ndërsa Kievi pretendon se ishin mbi 25.000 viktima.
Një ekskavator shkatërron një bllok apartamentesh të rrënuara në Mariupol, më 15 shkurt, 2023. Kjo fotografi dhe gjashtë të tjera më poshtë të fotografit Alexander Ermochenko u bënë nga fillimi deri në mes të shkurtit 2023, por u publikuan nga Reuters më 22 shkurt.
4Një ekskavator shkatërron një bllok apartamentesh të rrënuara në Mariupol, më 15 shkurt, 2023. Kjo fotografi dhe gjashtë të tjera më poshtë të fotografit Alexander Ermochenko u bënë nga fillimi deri në mes të shkurtit 2023, por u publikuan nga Reuters më 22 shkurt.
Varrmihësit duke transportuar arkivole në një varrezë në periferi të Mariupolit. Trupa të civilëve raportohet se janë duke u zbuluar nën rrënojat e ndërtesave, shumë kohë pas përfundimit të rrethimit rus. Shumë civilë u strehuan në bodrumet e blloqeve të banimit gjatë luftimeve.
5Varrmihësit duke transportuar arkivole në një varrezë në periferi të Mariupolit. Trupa të civilëve raportohet se janë duke u zbuluar nën rrënojat e ndërtesave, shumë kohë pas përfundimit të rrethimit rus. Shumë civilë u strehuan në bodrumet e blloqeve të banimit gjatë luftimeve.
Teatri i rrënuar. Godina u bombardua më 16 mars, 2022. Sot, ajo është rrethuar me një gardh të lartë, të zbukuruar me imazhe të shkrimtarëve rusë.
6Teatri i rrënuar. Godina u bombardua më 16 mars, 2022. Sot, ajo është rrethuar me një gardh të lartë, të zbukuruar me imazhe të shkrimtarëve rusë.
Qytetarët duke bërë pazare në një treg të improvizuar në Mariupol.
7Qytetarët duke bërë pazare në një treg të improvizuar në Mariupol.
Monument i Mariupolit, i pikturuar me ngjyrat e flamurit rus. Më herët ai kishte ngjyrat kaltër dhe verdhë, sikurse flamuri i Ukrainës.
8Monument i Mariupolit, i pikturuar me ngjyrat e flamurit rus. Më herët ai kishte ngjyrat kaltër dhe verdhë, sikurse flamuri i Ukrainës.
Një ndërtesë e re përballë një blloku apartamentesh të rrënuara nga lufta. Ekipi hetues i aktivistit opozitar rus, Aleksei Navalny, tha se zyrtarët e lartë rusë janë duke përfituar personalisht nga projektet e rindërtimit që po zhvillohen në Mariupol.
9Një ndërtesë e re përballë një blloku apartamentesh të rrënuara nga lufta. Ekipi hetues i aktivistit opozitar rus, Aleksei Navalny, tha se zyrtarët e lartë rusë janë duke përfituar personalisht nga projektet e rindërtimit që po zhvillohen në Mariupol.
Punëtorët ndërtimi në Mariupol. Sipas OKB-së, deri në 90 për qind të ndërtesave të banimit të qytetit u dëmtuan ose u shkatërruan gjatë rrethimit rus.
10Punëtorët ndërtimi në Mariupol. Sipas OKB-së, deri në 90 për qind të ndërtesave të banimit të qytetit u dëmtuan ose u shkatërruan gjatë rrethimit rus.
Më 6 mars, 2023, Kremlini publikoi fotografi të ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që thuhet se po vizitonte një qendër mjekësore, të ndërtuar nga ushtria ruse në Mariupol. Data e vizitës së Shoigut nuk u specifikua.
11Më 6 mars, 2023, Kremlini publikoi fotografi të ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, që thuhet se po vizitonte një qendër mjekësore, të ndërtuar nga ushtria ruse në Mariupol. Data e vizitës së Shoigut nuk u specifikua.
Një pano e udhëheqësit çeçen, Ramzan Kadyrov (majtas), presidentit rus, Vladimir Putin (në mes) dhe administratorit të pjesëve të kontrolluara nga Rusia të rajonit të Donjeckut, Denis Pushilin. Panoja gjendet përpara një memoriali në Mariupol, ndërsa fotografia u bë më 16 shkurt, 2023. Një raport i OKB-së vlerësoi se rreth 350.000 njerëz u detyruan të largohen nga Mariupoli. Qyteti kishte rreth 450.000 banorë para luftës.
12Një pano e udhëheqësit çeçen, Ramzan Kadyrov (majtas), presidentit rus, Vladimir Putin (në mes) dhe administratorit të pjesëve të kontrolluara nga Rusia të rajonit të Donjeckut, Denis Pushilin. Panoja gjendet përpara një memoriali në Mariupol, ndërsa fotografia u bë më 16 shkurt, 2023. Një raport i OKB-së vlerësoi se rreth 350.000 njerëz u detyruan të largohen nga Mariupoli. Qyteti kishte rreth 450.000 banorë para luftës.

Përgatiti: REL

Gjithashtu lexoni:

Bajraktari: Pezullimi i hetimeve ndaj Radoiçiqit nuk nënkupton mbylljen e rastit

Ombrella amerikane fillon të mbyllet për Ballkanin, Kosova e Bosnja më të cenueshme

Gjermania dhe Holanda nisin sonte rrugëtimin e tyre në Botëror

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

Kosova News 08/03/2023 08/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral
14:47 -14/06/2026
Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren
14:16 -14/06/2026
Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe
14:00 -14/06/2026
Bajraktari: Pezullimi i hetimeve ndaj Radoiçiqit nuk nënkupton mbylljen e rastit
13:36 -14/06/2026
Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore
13:32 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?