KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrin në 45 numri i ankesave kundër Ligjit të pagave
Politikë

Arrin në 45 numri i ankesave kundër Ligjit të pagave

Kosova News
Kosova News 11:43 -07/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbi 80 mijë punonjës të sektorit publik kanë marrë pagat e reja me Ligjin e ri për pagat. Por, shumë nga ta janë ankuar se pagat me ligjin e ri u kanë marr më të ulëta. Kjo ka ndikuar që numri i sindikatave dhe i institucioneve të cilët janë të pakënaqur me këtë Ligj të rritet çdo ditë e më shumë.

Deri më tani, numri i ankesave që ka pranuar Institucioni i Avokatit të Popullit ka arritur në 45.

Siç ka thënë Petrit Çollaku, zëdhënës i Avokatit të Popullit për “Betimi për Drejtësi”,  ankesa kanë pranuar nga sindikatat dhe institucionet e vendit.

Po ashtu, sipas tij, janë ankuar edhe profile të zyrtarëve të cilët ankesën e kanë bërë në emër të tyre individual dhe grupor.

Kuvendi i Kosovës, në dhjetor të vitit të kaluar kishte miratuar Ligjin për pagat në sektorin publik, pa qenë pjesë e tij shuma e koeficientit për t’u ditur se sa do të marrin pagën mbi 80 mijë punëtorë në sektorin publik.

Më pas, në janar të këtij viti, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

Por, për t’u kalkuluar paga bazë e secilit punonjës, Qeveria e Kosovës me 1 shkurt 2023, kishte marrë vendim për procedimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2023, përmes së cilës përcaktohej shuma e koeficientit, e cila sipas këtij ligji ishte 105 euro.

Me 9 shkurt 2023, Kuvendi e miratoi në lexim të dytë këtë ligj, përderisa përkundër mospjesëmarrjes në votim të këtij projektligji nga ana e opozitës dhe pretendimeve të tyre për shkelje kushtetuese, ata nuk kishin proceduar me kërkesë për vlerësim të kushtetuetshmërisë në Gjykatën Kushtetuese brenda afatit kushtetues dhe ligjor prej tetë ditëve.

Në këtë mënyrë, në ditën e fundit të muajit shkurt, presidentja kishte dekretuar Ligjin si të tillë dhe ai ishte publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Sipas Kushtetutës dhe Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, tashmë inicimi i rastit në Gjykatën Kushtetuese mund të bëhet vetëm përmes Avokatit të Popullit dhe prej një bashkësie deputetësh prej 30, brenda periudhës kohore prej 6 muajve që nga hyrja e ligjit në fuqi.

Gjithashtu lexoni:

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe

Bajraktari: Pezullimi i hetimeve ndaj Radoiçiqit nuk nënkupton mbylljen e rastit

Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore

Njëri nga të arrestuarit për krime lufte në rastin “Reçaku II” është punëtor i Postës së Serbisë nga Poneshi i Gjilanit

Kosova News 07/03/2023 07/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
clear sky
28° _ 26°
35%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
26 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral
14:47 -14/06/2026
Përleshje mes kushërinjve, vritet 27-vjeçari në Prizren
14:16 -14/06/2026
Pesë të arrestuarit në rastin “Reçaku II” ishin pjesëtarë të MPB-së serbe
14:00 -14/06/2026
Bajraktari: Pezullimi i hetimeve ndaj Radoiçiqit nuk nënkupton mbylljen e rastit
13:36 -14/06/2026
Bekë Berisha dhe Burim Ramadani mbesin jashtë Kuvendit, shkak kuota gjinore
13:32 -14/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?