KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ambasadori Hill: Asociacioni duhet të formohet, është pritur tepër gjatë
Politikë

Ambasadori Hill: Asociacioni duhet të formohet, është pritur tepër gjatë

Kosova News
Kosova News 16:30 -06/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se është e rëndësishme që të gjithë të pajtohen që Asociacioni i komunave me shumicë serbe (AKS) duhet të formohet. Hill ka thënë se Asociacioni ishte dakorduar qysh 10 vjet më parë, raporton televizioni serb “RTS”.

Hill ka folur në panelin “E ardhmja e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor” në Forumin e Biznesit në Kopaonik.

Hill ka thënë se “10 vjet është kohë shumë e gjatë dhe se marrëveshjet duhet respektuar”.

“Nuk duhet të jesh historian apo antropolog për ta ditur se serbët jetojnë në Kosovë me shekuj dhe kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre. Është shumë e rëndësishme që qeveria në Beograd t’i ndihmojë serbët të jenë të suksesshëm si komunitet. Jam optimist se kjo mund të ndodhë”, tha Hill.

Ai ka vlerësuar se Bashkimi Evropian (BE) është gjëja më e mirë që i ka ndodhur Evropës me shekuj. Thotë se ka vështirësi, por duhet fokusuar te qëllimi.

“BE-ja është përgjegjëse për zgjidhjen e problemeve edhe jashtë BE-së. Shpesh lodhemi duke folur për burokraci, por të gjithë në Evropë duhet të përpiqen për anëtarësim”, tha Hill.

Ai thotë se Serbia herët a vonë do të bëhet anëtare, porse duhet plotësuar kushtet.

“Serbia duhet të ketë një politikë të fortë dhe ta zgjidhë çështjen e Kosovës, e cila është shumë e vështirë”, tha Hill.

Në Forum ka folur edhe ambasadori i Francës në Serbi, Pierre Cauchard.

Cauchard tha se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë mund të bëhet edhe pa i kaluar “vijat e kuqe”.

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Kosova News 06/03/2023 06/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Komuna e Shtimes mbyll përkohësisht parkingu para objektit komunal
13:07 -29/07/2026
Vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut, dyshohet për mbetje mortore të 23 personave të zhdukur
12:41 -29/07/2026
Në orën 13:00 seanca për caktimin e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve në rastin e “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës”
12:14 -29/07/2026
Prokuroria Speciale pritet të kërkojë paraburgim për dy të dyshuarit pas zbulimit të varrezës masive në Zubin-Potok
11:49 -29/07/2026
Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë
11:46 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?