KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mijëra qytetarë vizitojnë Prekazin, nderojnë sakrificën e familjes Jashari
Politikë

Mijëra qytetarë vizitojnë Prekazin, nderojnë sakrificën e familjes Jashari

Kosova News
Kosova News 16:08 -06/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mijëra qytetarë nga treva të ndryshme shqiptare sot vizituan Prekazin, me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të familjes Jashari. Aty nuk munguan as mërgimtarët, të cilët vlerësuan lart sakrificën më sublime të familjes Jashari.

Ata, si çdo përvjetor, bën homazhe në kompleksin memorial të Jasharëve në Prekaz për të parë vendin ku Shaban, Hamzë e Adem Jashari u flijuan me mbi 50 anëtarë të familjes gjatë rezistencës së armatosur të tri ditëve të marsit 1998.

Për të nderuar luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prekaz kishte ardhur Nuhë Shkorreti, i cili jeton në Zvicër.

“Familja Jashari ka kontribuar shumë, ne sot falë tyre e gëzojmë lirinë, falë dëshmorëve, shokëve të tyre, sot ne udhëtojmë të lirë, gëzojmë këtë liri… Prekazin e vizitoj çdo vit, jetoj në Zvicër por vij çdo herë me kënaqësi, sot kam ardhur vetëm për Epopenë e UÇK-së”, tha ai.

- Reklamë -

Në Prekaz nuk munguan as të rinjtë e vendit, ku studentë e nxënës të shkollave të ndryshme madje kishin ardhur në mënyrë të organizuar.

Me grupin parlamentarë studentorë të UP-së për të kujtuar veprat e heroizmit të familjes Jashari kishte ardhur Arbër Gecaj.

“Sot ne jemi këtu për të përkujtuar kontributin që ka bërë kjo familje. Përmes nderimit të kësaj familjeje po i nderojmë të gjithë… Sakrifica dhe rezistenca që ka bërë familja Jashari jo vetëm këto tri ditë dhe këto tri net por gjatë gjithë jetës së tyre mendoj që është gurthemeli kryesor i pavarësisë së lirisë së Kosovës por edhe vetë shtetit të Kosovës… Unë vij nga pjesa e Prekazit dhe vij më shpesh këtu, por në këta përvjetorë, qoftë i pavarësisë ose epopesë së UÇK-së, ne vijmë rregullisht këtu si grupe të organizuara ose edhe individualisht”, tha ai.

Nxënësja Ornela Gralleva nga shkolla “Selman Riza” në Fushë Kosovë, e cila tha se e viziton shpesh Prekazin tregoi se për të emocionet mbeten të njëjta.

“Adem Jashari është një hero shumë i njohur i Kosovës, ai ka sakrifikuar familjen e tij dhe veten për atdheun. Prekazin e vizitojmë shpesh sepse kemi dëshirë te përkujtojmë heroin tonë i cili ka luftuar për neve”, tha ajo.

Se historia e familjes Jashari është shembull në historinë e vendit e tha Ganimete Tolaj.

Lufta e lavdishme e UÇK-së për të mbetet lavdia më e madhe e Kosovës.

“Familja Jashari është një shembull për kombin, që nuk vdes kurrë është një histori në vete. Kemi bërë shumë pak për këtë familje dhe i kemi shumë borxh duke i ditur situatat politike në Kosovë. Në Prekaz vijmë shumë shpesh brenda vitit sepse na lidh edhe me familjet tona që i kemi shumë të vrarë dhe të zhdukur, po ashtu kam punuar shumë për viktimat e dhunuara në Kosovë, për të cilat është bërë shumë pak. Është mjaft dhimbje e madhe duke e ditur se krimet duhet të kenë një zë të fuqishëm dhe Serbia po bënë gjenocid dhe gjithçka tjetër në Kosovë , ku asnjë gjykatë shtetërore nuk ka bërë asgjë për këtë luftë”, tha ajo.

Për nder të 25-vjetori të Epopesë së UÇK-së, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, homazhe kanë bërë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca si dhe krerë të subjekteve politike.

Porosia e Rifat Jasharit për deputetët: Ju lus të jemi bashkë e të ndahemi një herë e përgjithmonë nga Serbia
Presidentja Osmani: Ngjarjet e marsit përbëjnë shtyllat më të forta të Kosovës
Konjufca: Lufta e familjes Jashari, e pashembullt, një të ngjashme nuk e njeh as historia botërore
Kryeministri Kurti: Rezistenca e Jasharëve dhe figura e Ademit, themeltare në historinë e Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 06/03/2023 06/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?