KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Telefoni e shpëtoi nga plumbi, rrëfimi rrëqethës i ish- gazetarit të BBC-së për sulmin ndaj familjes Jashari
Politikë

Telefoni e shpëtoi nga plumbi, rrëfimi rrëqethës i ish- gazetarit të BBC-së për sulmin ndaj familjes Jashari

Kosova News
Kosova News 13:54 -06/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish- gazetari i BBC-së, Vaughan Smith, i cili gjatë luftës ka xhiruar masakrën e familjes Jasharaj, ka rrëfyer tmerrin që ka parë më datë 5, 6 dhe 7 mars të 1998-ës.

Ai ka thënë se brutalitetin që e ka parë në Kosovë, nuk kishte rastisur ta shohë në asnjë vend tjetër.

Duke folur për luftën në Prekaz, Smit ka thënë se serbët kishin tentuar ta vrisnin, por që kishte arritur të shpëtonte, pasi plumbi e kishte goditur telefonin mobil.

Si pjesëmarrës edhe në luftën e Bosnjë dhe Hercegovinë, Smith ka thënë se tanket që kanë sulmuar familjen Jasharaj kanë qenë të vjedhura nga holandezët në Bosnjë e Hercegovinë.

“Më kujtohet që erdha me xhirua çka po ndodh në Kosovë. Atëherë nuk e kam kuptuar krejt se çfarë po ndodh por i pash forcat serbe duke hyrë në Prekaz, u fsheha dhe fillova me xhiru aksionin, kishte shumë zjarr. Shumë më vonë e kam kuptuar rëndësinë që ishte duke ndodhur atë ditë më 5 mars të vitit 1998. Unë kisha ardh prej Bosnjës me mbulu luftën e Kosovës, dhe kur e kyçura xhirimet, po shoh se disa prej tankeve që serbët i kishin vjedh prej holandezeve në Bosnjë, i kishin marrë për me i sulmu Jasharajt dhe në atë kohë fillova me i xhiru dhe më vrenjtën serbët se isha duke i xhiruar prej majës së kodrës, edhe gjuajtën në drejtim timin dhe unë shpëtova vetëm pse plumbi përfundoi në telefonin tim mobil”, ka thënë ai.

Ndonëse kishte dëgjuar për UÇK-në, Smith nuk e njihte dikë nga udhëheqësit e saj. Thotë se ishte takuar me një njëri në Zvicër, e i cili i kishte treguar për organizimin që po ndodhte në Kosovë.

“Unë kisha dëgjuar për UÇK-në se kisha shkuar në Zvicër dhe isha takuar me një njëri që u quajt Pleurat Sejdiu, më ka treguar për UÇK-në dhe me ka treguar se çfarë është duke ndodhur dhe më pat vendos në kontakt me UÇK-në këtu (në Kosovë), por nuk i dija të gjitha detajet por pak kisha dëgjuar, e më vonë e kuptova kur erdha në Kosovë, e sot e kësaj dite jam shumë i lumtur që edhe Aeroporti i Kosovës e ka emrin Adem Jashari”, thotë Smith për EO.

Smith ka thënë se mobilizimin e popullatës që ka parë në Kosovë, nuk e ka parë në asnjë vend ku ka pas luftë.

“Çka më ka befasuar është brutaliteti i asaj masakre, si e vrasin krejt familjen, jo vetëm ata që ishin të armatosur, mandej çfarë më ka befasuar se unë kam qenë në luftërat tjera në Irak e Bosnjë, nuk e kam parë mënyrën sesi e ka mobilizuar krejt popullatën ajo masakër. Ajo masakër i ka mobilizuar të gjithë njerëzit, jashtë Kosovës kanë filluar të vijnë njerëzit. Pra ka pasur efekt të kundërt të asaj se çka dojshin serbët, pra me i demoralizuar këtë popullatë, në fakt e ka mobiluzu”, ka thënë ai.

Porosia e Rifat Jasharit për deputetët: Ju lus të jemi bashkë e të ndahemi një herë e përgjithmonë nga Serbia

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Kosova News 06/03/2023 06/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Komuna e Shtimes mbyll përkohësisht parkingu para objektit komunal
13:07 -29/07/2026
Vazhdojnë gërmimet në Kalludër të Zubin Potokut, dyshohet për mbetje mortore të 23 personave të zhdukur
12:41 -29/07/2026
Në orën 13:00 seanca për caktimin e paraburgimit ndaj dy të arrestuarve në rastin e “Grupit të Intelektualëve të Mitrovicës”
12:14 -29/07/2026
Prokuroria Speciale pritet të kërkojë paraburgim për dy të dyshuarit pas zbulimit të varrezës masive në Zubin-Potok
11:49 -29/07/2026
Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë
11:46 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?