Një 60- vjeçar ka humbur jetën në fshatin Dumberas të Gramshit në Shqipëri si pasojë e një aksidenti.
Duke drejtuar automjetin bujqësor – një traktor, ai ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përmbysur.
Drejtuesi i mjetit 60-vjeçari V. B., ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.