KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SBAShK-u kundër testimit të mësimdhënësve
Arsim

SBAShK-u kundër testimit të mësimdhënësve

KosovaNewss
KosovaNewss 10:12 -04/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se nuk do ta lejojnë testimin e mësimdhënësve

Jasharaj ka thënë se nuk duhet nënçmuar studimet që mësimdhënësit kanë bërë ndër vite dhe që janë testuar vazhdimisht.

Ndërsa shtoi se pajtohen që të ketë më shumë inspektorë të arsimit.

“Nuk mendohet as në MASHT, e askund që të ketë eventualisht ndonjë test me shkrim të njohurive të mësimdhënësve, as s’ka ndodhë e as kurrë nuk do të ndodhë. Nuk do ta lejojmë kurrë sepse është nënçmim për punën, për studimet që këta njerëz kanë bërë në fakultete dhe janë vlerësuar e testuar dhjetëra herë, por po insistojnë bashkë me MASHTI-n”, u shpreh Jasharaj per EO.

Ai ka kritika edhe për shkak të kushteve të punës. Sipas tij, mësimdhënësit ende punojnë me shkumësa e shpuza.

Jasharaj ka kritikuar partitë politike për të cilat thotë se “kur ulen në kolltukun e Qeverisë nuk e kanë prioritet arsimin”.

“Shteti ynë përveç asaj pjesës me ligje, sepse lehtë është të vihen në letër idetë edhe më të mirat në botë, por partitë cilado qoftë edhe kjo tani në fushata zgjedhore thonë se e kanë prioritet arsimin dhe kur ulen në kolltuk shihet se nuk e kanë fare në prioritete. E kam thënë disa herë dhe po e them prapë, nuk mund të zhvillohet një betejë, plotësisht e suksesshme në shekullin 21 me përparime marramendëse të teknologjisë kur pjesa më e madhe e shkollave, vërtetë punon me shkumësa e shpuza, me libra që nuk korrespondojnë me kurrikulën, me një kurrikulë që mësimdhënësve ua ka sjellë dikush tjetër dhe shpesh ajo kurrikulë nuk përshtatet me rrethanat e kohës sonë”, tha Jasharaj për EO.

Ndërkaq, Rinor Qehaja nga Insituti EdGuard, ka thënë se Sindikata e Arsimit nuk ka asnjë arsye të jetë kundër vlerësimit të mësimdhënësve.

Ai kërkon që SBASHK-u të mos e marr këtë si ndëshkim, por si përkrahje.

“Unë vlerësoj që SBASHK-u nuk ka ndonjë arsye kundër vlerësimit të mësimdhënësve, neve kemi një legjislacion që e parasheh vlerësimin e mësimdhënësve në periudha të caktuara. Ajo çka SBASHK-u gjykoi është në kundërshtim, është kundër testimit të mësimdhënësve e që kjo asnjëherë nuk është prezantuar nga askush. Pra, debati jonë i përbashkët i të gjithëve dhe përkushtimi i përbashkët duhet të jetë se si të rishikojmë legjislacionin aktual të vlerësimit të përformancës, ta bëjmë atë më kredibil që të na sjellë rezultate të vlerësimit të besueshme dhe valide për çdo mësimdhënës dhe assesi ky proces të mos perceptohet si ndëshkues, por përkundrazi si përkrahës për mësimdhënësit tanë”, ka thënë Qehaja.

Njohësi i arsimit po ashtu tha se Kosova ka ligje të mira, por sipas tij mungon llogaridhënia dhe përgjegjësia për zbatimin e tyre.

“Kosova nuk mungon në ligje të këqija, nuk mungon në dokumente strategjike të këqija, por Kosova mungon në llogaridhënie dhe përgjegjësi për zbatim të këtyre ligjeve. Pra, individët, institucionet përgjegjëse për zbatimin e këtyre legjislacioneve duhet të thirren në përgjegjësi për zbatimin dhe mos zbatimin e tyre”, është shprehur Qehaja.

Gjithashtu lexoni:

MAShTI organizon manifestimin tradicional “Festa e Abetares”

Kurti: Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë, shembull i suksesit në arsimin e lartë falë mbështetjes nga Qeveria e Kosovës

Nagavci viziton objektin e FShMN-së, falënderon Bashkimin Evropian dhe UNOPS për mbështetjen

Ministrja Nagavci viziton nxënësit në ditën e parë të testit PISA 2025

Kurti: Universitetet hapin portat e dijes

KosovaNewss 04/03/2023 04/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Austria fiton Eurovision 2025 – Shqipëria shkëlqen në top 10
01:27 -18/05/2025
Dy helikopterë përplasen dhe rrëzohen në Finlandë, nuk ka të mbijetuar
23:56 -17/05/2025
“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike
23:45 -17/05/2025
Mundësia merr 2 mandate, Shehaj: Jemi opozita e shekullit 21
23:39 -17/05/2025
Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës
23:32 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?