KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbi shiti vajzën për 3 mijë euro: Është imja, bëj çfarë të dua me të
Rajon

Serbi shiti vajzën për 3 mijë euro: Është imja, bëj çfarë të dua me të

Kosova News
Kosova News 11:32 -03/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia në Serbi ka arrestuar një 44-vjeçar në Brus afër Krushevcit me dyshimin se ka shitur vajzën e tij 13-vjeçe një të njohuri 47-vjeç nga zona e Bojnikut.

Vajza është gjetur në Bojnik, ku është marrë nga Qendra për Punë Sociale.

Përveç babait të vajzës, është arrestuar edhe blerësi i saj, ndaj të dy do të mbajnë përgjegjësi për krimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Të dy ishin të njohur më parë për policinë – babai i vajzës kryesisht për dhunë, ndërsa ndaj blerësit të vajzës është bërë kallëzim penal për falsifikim të rezultateve të votimit.

Dyshohet se bëhet fjalë për një martesë të rregulluar.

“Babai i vajzës është problematik, alkoolik dhe i prirë për zënka. Pak kohë më parë ai detyroi të bijën të martohej me një të njohurin e tij shumë më të vjetër. E ka njoftuar se vajza e tij kushton 3000 euro dhe ky i fundit ia ka dorëzuar paratë dhe e ka çuar fëmijën fatkeq në shtëpinë e tij në fshatin afër Bojnikut”, ka thënë bashkëbiseduesi i “Republika”, raporton mediumi serb “Blic”.

Policia në Brus shumë shpejt ka marrë vesh se babai kishte shitur vajzën e tij, kështu që shpejt u zbulua se kush ishte blerësi.

Klienti ishte arrogant gjatë arrestimit.

“Ishte arrogant, sillej sikur të mos kishte bërë asgjë të keqe. Ai pohoi se e ka paguar nusen në mënyrë të drejtë dhe se është krejt normale që vajzat të martohen të reja. Në mënyrë të ngjashme u soll edhe babai kur u intervistua nga policia. Ai tha se mund të bënte çfarë të donte me vajzën e tij”, tha burimi.

Ndaj tyre, me urdhër të prokurorit, policia ka bërë kallëzim penal për trafikim të qenieve njerëzore, për të cilën rrezikojnë nga pesë deri në 12 vite burg.

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 03/03/2023 03/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
82%
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?