KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Raportohet për armë serbe në Ukrainë, Moska i kërkon sqarime Beogradit
Botë

Raportohet për armë serbe në Ukrainë, Moska i kërkon sqarime Beogradit

Kosova News
Kosova News 10:53 -03/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Moska i ka kërkuar Beogradit qëndrim zyrtar për informacionin se armë serbe i janë dorëzuar Ukrainës, ka deklaruar zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

“Ne tashmë i kemi kërkuar Beogradit të bëjë një deklaratë. Deklarata të tilla nuk duhet të bëhen përmes mediave, as përmes kanalit Telegram, as përmes rrjedhjeve të informacionit, por përmes qëndrimit të shpallur zyrtarisht të palës serbe”, ka thënë Zaharova, shkruan Danas.

Ajo shtoi se faktet duhet të zbulohen dhe të nxirren përfundimet e duhura në bazë të kësaj, sepse është një “temë jashtëzakonisht e rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe”.

Zakharova deklaroi se Moska është thellësisht e shqetësuar për akuzat për përfshirjen e Serbisë në shitjen e armëve në Ukrainë.

“Ne po e ndjekim me vëmendje këtë histori, i kushtuam vëmendje diskutimit të fundit për këtë temë në Kuvendin e Serbisë. Informacioni që qarkullon sigurisht që na shkakton shqetësimin më të thellë”, ka thënë ajo në një koment të publikuar në faqen e Ministrisë.

Më parë, në mediat ruse dhe në kanalet Telegram u shfaqën pretendime se Serbia në mënyrë të fshehtë dërgoi 3500 raketa për sistemet raketore “Grad” në Ukrainë nëpërmjet Turqisë dhe Sllovakisë.

Portali rus “mash.ru” njoftoi së fundmi se në Ukrainë janë dorëzuar 3500 raketa 122 mm “M21” nga kompania serbe Krušik. Portali bëri të ditur se raketat janë porositur nga Krusik nga kompania kanadeze “JNJ Export Import”, dhe se arkat janë dërguar nga Serbia në Turqi, ku tranziti është kryer nga një kompani turke përmes së cilës ngarkesa ka shkuar në Sllovaki dhe më pas në Ukrainë.

Kompania Krusik njoftoi këtë javë se nuk është në asnjë mënyrë e lidhur me shitjen e raketave tek përdoruesi përfundimtar nga Ukraina.

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, mohoi se Serbia eksporton armë në Ukrainë.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 03/03/2023 03/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion
18:03 -09/07/2026
Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim
17:58 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?