KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Inteligjenca artificiale, thikë me dy tehe për të rinjtë në Maqedoni
Rajon

Inteligjenca artificiale, thikë me dy tehe për të rinjtë në Maqedoni

Kosova News
Kosova News 11:36 -27/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut thonë se ChatGPT-ja, softueri i krijuar nga kompania amerikane AI, po bëhet gjithnjë e më i pranishëm gjatë mësimit dhe veçanërisht për realizimin e detyrave të shtëpisë.

Programit të ri të Inteligjencës Artificiale ChatGPT, i kërkohet të shpjegojë në formë më të shkurtër leksionet mësimore dhe veçanërisht përshkrimin e lektyrave nga nxënësit e shkollave të mesme, ndërkohë që studentët kërkojnë që roboti të shkruajë punime seminarike, të cilat më plotësohen vetëm me detaje që u ka kërkuar profesori.

Dejan Angellov, student në Fakultetin e Sociologjisë në Universitetin e Shkupit, thotë për Radion Evropa e Lirë se për një muaj që është duke e përdorur këtë program, e ka shkurtuar kohën për shkrimin e punimeve seminarike.

Ai thekson se nuk ndihet se i mashtron mësimdhënësit për këtë çështje pasi, siç thotë, çdonjëri ka stilin e vet të të shkruarit dhe në saje të kësaj edhe bën kërkesat te program i ri i Inteligjencës Artificiale mbi bazë të së cilit dhe hartohet teksti.

“Ai (ChatGPT)mund të shkruajë tekste sikurse t’i kishim shkruar ne, pasi çdonjëri nga ne ka stilin e tij të të shkruarit, dhe nëse këto atribute ia përcjellim përmes fjalëve kyçe dhe programit të ri të inteligjencës, në atë rast teksti do të jetë sikur ta kishim shkruar ne dhe jo kompjuteri”, thotë Angellov.

Edhe Leutrim Bilalli, student në Fakultetin Juridik në Universitetin e Evropës Juglindore të Tetovës, për Radion Evropa e Lirë tregon se shpesh konsultohet me ChatGPT-në për shumë dilema që ka gjatë realizimit të detyrave që u jepen në fakultet dhe literaturën plotësuese për realizimin e projekteve.

“Realisht e kam përdorur ChatGPT-në. Si student i Fakultetit Juridik, ndodh shpesh të hasim në literatura të ndryshme dhe jam konsultuar me këtë program se cilat burime janë më të sakta në aspektin e studimeve të mia dhe realizimin e projekteve juridike”, thotë Bilalli.

Edhe mësimdhënësit e Informatikës thonë se është e pamundur të verifikohet se çka është shkruar nga nxënësit apo studentët dhe çka është hartuar nga inteligjenca artificiale.

“Deri më tani studentët përmes internetit mund të merrnin pjesë të informacioneve në Ëikipedia ose diku tjetër dhe kjo mund të verifikohej, por ChatGPT-ja, pasi mbledh informacionet, përparësia e tij është se ato informacione i përpunon dhe i ofron në formë rrëfimi. Nëse katër herë ia bëni pyetjen e njëjtë, ai në të gjitha rastet do t’u japë katër tekste të ndryshme që kalojnë dhe filtrat më të sofistikuar për verifikimin e teksteve nëse janë ose jo plagjiaturë”, thotë Branisllav Garazov profesor në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative.

Ai thekson se përfitimet që ofron inteligjenca artificiale i tejkalon rreziqet që bart më vete ky aplikacion.

“Kjo është sikur të shtrohej pyetja çfarë të keqe sjell kalkulatori kur filloi të përdorej para pesëdhjetë viteve. Ne kemi humbur disa aftësi me përdorimin e kalkulatorit, por njëkohësisht nuk humbasim kohë me njësim, por në disa gjëra që janë më të përparuara” thotë Garazov.

Programi më i ri i inteligjencës artificiale, ChatGPT, thotë profesori Garazov, është vetëm një paralajmërim për kohën që do të vijë ku mjetet e këtilla do të jenë edhe më të pranishme.

Garazov konsideron se sistemi arsimor duhet t’i përshtatet sfidës që sjell inteligjenca artificiale për të mos paraqitur ajo thikë me dy tehe për avancimin e gjeneratave të reja.

“Mbase pyetja duhet të shtrohet në këtë mënyrë, si ta fusim në përdorim këtë program (ChatGPT) në mënyrë që ata të punojnë, hulumtojnë e realizojnë projekte shumë më shumë nga ajo që deri më tani kanë pasur mundësi të punojnë. Nëse ata duhet të shkruajnë një kod, ose punim seminarik nga zeroja, tani këtë mund ta bëjë për ta programi ChatGPT dhe studentët duhet orientuar në hulumtim çështje më të komplikuara për të trajtuar tema të caktuara, pra ta shfrytëzojnë kohën që ua jep inteligjenca artificiale dhe jo të bëhen dembelë”, vlerëson Garazov.

Ai thekson se ky program në masë të theksuar mund t’u shërbejë edhe mësimdhënësve për të marrë më shumë njohuri rreth temave të caktuara, që të jenë më kreativë gjatë shpjegimit njëherësh dhe në trend me zhvillimet e kohës.

Ndërsa, për sociologët, alarmues është fakti se gjeneratat e reja janë shumë më të avancuara se prindërit e tyre sa i përket njohurive rreth inteligjencës artificiale.

“Fëmijët sot janë shumë më shumë të avancuar për sa i përket botës elektronike se prindërit e tyre, kjo ka përparësitë por dhe disavantazhet pasi bota elektronike ka dhe kurthet e veta”, thotë sociologu Gjorgji Tonovski.

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 27/02/2023 27/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?