Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
Kjo është mbledhja e parë me kryesinë e re e cila u zgjodh më 23 tetor të vitit që shkoi, shkruan Indeksonline
I pranishëm është edhe kryeministri, njëherësh kryetari i partisë më të madhe në vend, Albin Kurti.
Kujtojmë se në mbledhjen e fundit të Këshillit të Përgjithshëm të VV-së u diskutua për të arriturat e kësaj partie, ndryshimet brenda organizatës e situatën politike në vend e botë.
Të pranishëm në këtë mbledhje janë 120 delegat.
Kjo mbledhje në rend të ditës ka 11 pika.




