Banka Botërore ka njoftuar se ka ndarë 2.5 miliardë dollarë financim shtesë të granteve për Ukrainën për të mbështetur buxhetin e vendit dhe për të financuar shërbimet thelbësore.
Në një deklaratë të dhënë, bank aka njoftuar se fondet do të shkojnë drejt mbështetjes së sektorëve kryesorë të Ukrainës, përfshirë kujdesin shëndetësor, shkollat, pagimin e pensioneve, pagesën për njerëzit e zhvendosur brenda vendit, programet e ndihmës sociale dhe pagat për punonjësit që ofrojnë shërbime thelbësore të qeverisë.
Presidenti i Grupit të Bankës Botërore, David Malpass, ka thënë se: “Një vit në pushtimin e Rusisë në Ukrainë, bota vazhdon të dëshmojë shkatërrimin e tmerrshëm të shkaktuar në vend dhe te njerëzit e saj,”ndërsa ka shtuarr se mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë përmes projekteve urgjente të riparimit dhe koordinimit me qeverinë për përpjekje për rikuperim dhe rindërtim.
Kujtojmë se të premten edhe Pentagoni njoftoi për një pako të re të asistencës afatgjate të sigurisë për Ukrainën, në shënimin e njëvjetorit të fillimit të pushtimit rus me premtimin e ri me vlerë të dy miliardë dollarëve për më shumë municion e disa lloje dronësh.


