Gjykata e Elbasanit ka pranuar sot kërkesën e prokurorisë për zgjatjen e masës së sigurisë “Arrest me burg” për rusen Svetlana Timofoeva.
Pas mbarimit të seancës gjyqësore avokati i ruses, Saimir Visha, deklaroi për mediat se ky është një vendim i padrejtë dhe në kundërshtim me ligjin pasi sipas tij afati i paraburgimit për Timofoevën ka përfunduar në datën 20 shkurt.
“Të mbahen tre të huaj jashtë afatit që ka mbaruar që më 20 shkurt, tregon se mjerë ata që po gjykohen sot”, tha Vishaj.
Vishaj u shpreh i skandalizuar edhe për vendimin tjetër që lidhet me kërkesën për të ndryshuar gjyqtaren e çështjes. Kjo është një kërkesë që sipas Vishajt duhej të trajtohej nga gjykata e Apelit dhe jo nga një gjyqtare e një niveli tjetër si e Shkallës së Parë.
Avokat i shtetases ruse tha se vendimi është jo procedurial.


